/ Familja Ortodokse / Sekreti i jetës së lumtur familjare

Sekreti i jetës së lumtur familjare

Sekreti i jetës së lumtur familjare

Shprehja e ndërsjelltë e dhembshurisë është një element i dashurisë bashkëshortore.

Dashuria tregohet me butësinë, mirësjelljen dhe interesimin.

Dashuria shprehet me fjalë.

Fjalët janë ushqimi i emocioneve

Ngjallin dashurinë.

Në gjërat e përditëshme dhe të thjeshta gjendet shpesh, sekreti i jetës familjare të lumtur.

Fatkeqësisht i harruan këto sot bashkëshortët.

Harrojnë që të shprehin vlerësimin dhe admirimin e tyre, për dhuntitë, aftësitë, përpjekjet, sukseset, që bën secili në fushën e tij. Mjafton dhe një kompliment për pamjen e jashtme dhe për veshjen e çdo dite, apo ushqimin e gatuar mirë.

Gruaja rrezaton, shton sedrën e saj kur ndjen se e duan. E njejta gjë ndodh dhe tek burrat. Tek ata shtohet vetëbesimi.

Dashuria rruhet me shpikjen e mënyrave që ajo shfaqet. Sodisfaksimi i dëshirave të veçanta dhe durimi i dobësive të tjetrit ndihmojnë në unitetin e bashkëshortëve.

Shën Joan Gojarti me theksimin e dashurisë thotë se esenca është që bashkëshortët duhet të mësojnë të falin dhe të durojnë.

Ai që është më i pjekuri nga të dy duhet të bëjë dhe hapin e parë.

Brenda martesës nuk ka rëndësi cili bëri gabimin e parë ose përse e bëri.

Ajo që kërkohet është pse e bëri, ajo që kërkohet është cila është mënyra më e shpejtë që të korrigjohet situata.

Të durojmë thotë Shenjti, njëri tjetrin me dashuri. Si është e mundur të durosh nqs je nevrik dhe me gjuhë të ndyrë?

Thuaje mënyrën…. Me dashuri.

Nqs nuk duron të afërmin, si do të durojë Zoti?

Nqs ti nuk duron të afërmin, si do të durojë Zoti? Nqs ti nuk duron ata që janë bashkëvuajtësit e tu si do të të durojë Zoti ty?

Themistokli Bambulla , Teolog – Ms. Psikopedagog

http://www.foniortodoksonkoritsas.org/

Sekreti i jetës së lumtur familjare