/ Jeta Liturgjike / E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona!

E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona!

E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona!

 

O Apostuj që u mblodhët këtu nga anët e dheut në fshat të Gjesthemanisë,trupin ju ma varrosni.Dhe ti o Bir dhe Perëndia im,eja merre shpirtin tim.
O ëmbëlsi ëngjëllore dhe ngazëllim për të mjerët,ti që i mbron të krishterët,o Shën Mari Virgjëreshë.Përkrahmë ti dhe shpëtomë,nga zjarri’i ferrit për jetë.
O ndërmjetare e vetme për Perëndinë njeridashës,mos më dëno për veprat në praninë e ëngjëjve,të lutem pra Virgjëreshë,eja shpejt dhe ndihmomë.
Ti o Kështjell e florinjtë me dymbëdhjetë fortesa,o fron që ndrit si dielli ku rri Jesui si Mbret i Madh.Ti o çudi që s’ke fuqi si mban në gji Kryezotin.

 

 

Tropare nga Parasklisi i së Tërëshenjtës
Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona!