/ Jeta Liturgjike / E Mërkura e Madhe

E Mërkura e Madhe

 

E Mërkura e Madhe

 

Të Mërkurën, fokusi është në pendimin e gruas mëkatare. Në këtë ditë, theksohet shumë krahasimi ndërmjet gruas së përdalë që shpëtoi me anë të pendimit dhe Judës, që ishte një nga apostujt e zgjedhur, por që humbi nga pabesia dhe cmira. Ajo i jep Krishtit gjithë pasurinë e saj dhe i puth këmbët e tij; ai me një puthje e tradhëton Krishtin për para.

Në këto tre ditë këndohet Ungjilli gjatë Orëve dhe në Mbrëmësoret, kur shërbehet Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara. Këndimet nga Dhiata e Vjetër janë prej Eksodit, Jobit dhe Profetëve. Ungjilli është kënduar gjithashtu në Shërbesat e Mëngjesit, të cilat quhen tradicionalisht shërbesat e “Dhëndërit”, sepse tema e përgjithshme e secilës ditë është fundi i botës dhe gjyqi i Krishtit. Shërbesa e Dhëndërit kryhet natën.*

    Ja tek vjen dhëndëri në mes të natës; dhe lum ai shërbëtor të cilin do e gjejë vigjilues dhe mjerë ai shërbëtor të cilin do e gjejë pa kujdes. Prandaj o shpirti im ki mendjen, se mos të rëndojë gjumi dhe jepesh në vdekje jashtë Mbretërisë; por zgjohu dhe thirr me zë të madh: I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë je Ti, o Perëndi, me lutjet e Hyjlindëses mëshirë ki për ne (Tropari i tre ditëve të para)Gjatë tre ditëve të para të Javës së Madhe, Kisha rekomandon që të këndohen të Katër Ungjijtë në Orët, deri në pikën ku fillon tregimi i pësimit të Krishtit. Meqenëse, kjo zakonisht nuk është e mundur të bëhet në kishat e enorive, atëhere duhet të bëhet një përpjekje që të paktën një nga Ungjijtë të këndohet i gjithë, para së Enjtes së Madhe, deri në pjesën ku fillon pësimi, veças ose bashkërisht. _____________ * Të Mërkurën në mëngjes kryhet një shërbesë që përbëhet nga 1) Orët, 2) Mbrëmësorja dhe 3) Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara. Kjo është Mesha e fundit e Parashenjtëruar e kalendarit vjetor. Ndërsa natën, në vend të shërbesës së Dhëndërit, të merkurën kryhet Misteri i Efqelisë, si një përgatitje për marrjen e Kungatës të Enjten e Madhe, Dita e themelimit të Misterit të Kungatës së Shenjtë.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E Mërkura e Madhe