/ Jeta Liturgjike / Lutje e një studenti

Lutje e një studenti

Lutje e një studenti

 

O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, bërës i dritës dhe i urtësisë, që hape sytë e të verbrit dhe që shndërrove peshkatarët në mësues dhe predikues të urtë të Ungjillit, me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, bëj që të shkëlqejë edhe në mendjen time drita e Hirit të Shpirtit të Shenjtë. 

Dhuromë mendjemprehtësi, kuptim dhe urtësi në të mësuarit tim. 

Bëmë të denjë të përfundoj detyrat e mia dhe të kem mbarësi në çdo vepër të mirë, sepse Ty ta drejtoj nderimin dhe lavdinë.

Amin.

 

Fragmet nga libri”O Zot dëgjo lutjen time”

Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Lutje e një studenti