/ Jeta Liturgjike / Lutje e një të martuari

Lutje e një të martuari

Lutje e një të martuari

 

O Zot Jisu Krisht, me praninë Tënde, bekove dasmën në Kanë dhe na tregove se Ti je prifti i vërtetë i martesës së pastër dhe mistike.

Të falënderojmë për ditën në të cilën, me bekimin Tënd qiellor, na bashkove në Misterin e Martesës.

O Zot, vazhdo të bekosh dhe të pasurosh martesën tonë me dashuri, duke na ruajtur si bashkudhëtarë, me përkrahje të dyanshme, me njëjtësi të zemrës dhe përparim në besim dhe në jetë. Mbro lidhjen tonë të shenjtë martesore nga mëkati, ligësia dhe rreziqet.

Ushqe mes nesh shpirtin e mirëkuptimit, shpirtin e faljes dhe shpirtin e paqes, në mënyrë që zemërimi, grindjet dhe problemet e tjera të mos na shkaktojnë pengesa dhe rënie.

Dhurona të shohim fajet tona dhe të mos gjykojmë njëri-tjetrin.

Mbaje lidhjen tonë të dashurisë gjithmonë të rinuar.

Kënaq zemrat tona me gëzimin e martesës, që me zemër të të mund të japim lavdi. 

Amin.

 

Fragment nga libri “O Zot dëgjo lutjen time”

 

Botim i Kishës Ortodokse të Shqipërisë 

 

Lutje e një të martuari

<