/ Jeta Liturgjike / Lutje për të jetuar ditën e re në Zotin

Lutje për të jetuar ditën e re në Zotin

Lutje për të  jetuar ditën e re në Zotin

 

O Zot, ndihmomë të përballoj me qetësi shpirtërore gjithë gjërat që do të më sjellë dita e sotme.

Ndihmomë të dorëzohem tërësisht në dëshirën Tënde të shenjtë.

Në çdo orë të ditës ndriçomë dhe forcomë për çdo gjë.

Çfarëdolloj lajmesh nëse marr sot, mësomë t’i pranoj me qetësi dhe me besim të patundur, se asgjë nuk ndodh pa e lejuar Ti.

Udhëhiqmë mendimet dhe ndjenjat në gjithë punët dhe fjalët e mia.

Në rastet e papritura mos më lër të harroj se të gjitha lejohen nga Ti.

Mësomë të sillem me çdo pjesëtar të familjes sime dhe me të gjithë të afërmit e mi me drejtësi dhe urtësi, me qëllim që të mos turbulloj dhe të mos mërzis asnjë.

O Zot, jepmë fuqinë të duroj mundimin dhe gjithë ngjarjet e kësaj dite, në gjithë kohëzgjatjen e saj.

Udhëhiq dëshirën time dhe mësomë të lutem, të besoj, të duroj, të fal dhe të kem dashuri.

 Amin.

 

Nga Etërit e Optinës

 

Lutje për të  jetuar ditën e re në Zotin