/ Jeta Liturgjike / Lutje që Zoti të më ndihmojë që…

Lutje që Zoti të më ndihmojë që…

Lutje që Zoti të më ndihmojë që...

 

Lutje që Zoti të më ndihmo që…

Në qetësi, të gjej paqe, jo vetëm boshllëk. 

Në vuajtje, të gjej kuptim, jo vetëm agoni. 

Në dituri, të gjej urtësi, jo vetëm informacion. 

Në monotoni, të gjej rregull, jo vetëm mërzi. 

Në rregull, të gjej qëllim, jo vetëm gjërat që i prisja. 

Në jetën e përditshme, të gjej të papritura, jo vetëm nënshtrim. 

Në lutje, të Të gjej Ty, jo vetëm dëshirat e mia. 

Në ndryshim, të gjej premtime, jo vetëm kërcënime. 

Në mundësitë, që më jepen të gjej një rrugë, jo vetëm probleme. 

Në mëkat, të gjej falje, jo vetëm faj. 

Në problem, të gjej zgjidhje, jo vetëm dëshpërim. 

Në udhëheqje, të gjej drejtim, jo vetëm pushtet. 

Në kohë vuajtjesh, të gjej besim te Ti, jo vetëm pasigurinë time. Amin.

 

Fragmet nga libri”O Zot dëgjo lutjen time”

Botim i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Lutje që Zoti të më ndihmojë që…