/ Jeta Liturgjike / Psalmi 87

Psalmi 87

 

O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, ditë e natë thirra përpara teje. Le të arrijë falja ime përpara teje, vëri veshin lutjes sime. Se shpirti im u mbush me të liga dhe jeta ime iu afrua ferrit. U numërova me ata që zbresin në gropë, u bëra si njeri pa ndihmë, ndër të vdekurit i lirë. Posi të vrarët e shtrirë në varr, të cilët ti nuk i kujtove më, po u flakën prej dorës sate. Më vure në gropën më të thellë, në errësirën dhe në hijen e vdekjes. Mbi mua rëndoi zemërimi yt dhe tërë valët e tua i solle mbi mua. Largove prej meje të njohurit e mi, të cilët më morën për njeri të ndryrë. U mbylla dhe s’mund të dal; sytë e mi u dobësuan nga vuajtjet; te Ti, o Zot, thirra tërë ditën, te Ti  6   ndeva
 duart e mia. Mos do të bësh çudira në të vdekurit, apo të vdekurit do të ngrihen dhe do të të lavdërojnë? Mos ka për të treguar kush, mëshirën tënde në varr, dhe të vërtetën tënde në humbje? Mos do të njihen çuditë e tua në errësirë, dhe drejtësia jote në dhé të harruar? Por unë te Ti thirra, o Zot, dhe lutja ime te Ti do të arrijë që në mëngjes. Përse e hedh tutje shpirtin tim, o Zot, dhe e kthen fytyrën tënde prej meje? Fatkeq jam unë dhe i munduar që në të ritë tim, dhe kur u lartësova, u ula dhe u hutova. Mbi mua kaluan zemërimet e tua dhe kërcënimet e tua më tronditën krejt. Tërë ditën më rrethuan si uji dhe më mbyllën nga të gjitha anët. Largove prej meje çdo mik dhe të afërm, dhe të njohurit e mi për shkak të fatkeqësisë.

 

 

Psalmi 87