/ Jeta Liturgjike / SIMBOLI I BESIMIT

SIMBOLI I BESIMIT

SIMBOLI I BESIMIT

 

 

Besoj në një Perëndi, At të tërëfuqishëm, krijues të qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave dhe të padukurave.

Dhe në një Zot Jesu Krisht, Birin e Perëndisë, të vetëlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve. 

Dritë prej drite, Perëndi të vërtetë prej Perëndie të vërtetë, të lindur, jo të bërë, që ka të qenët një me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha.

Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve, edhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari dhe u bë njeri.

Dhe u kryqëzua për ne në kohën e Pontit Pilat, dhe pësoi dhe u varros.

Dhe u ngjall të tretën ditë sipas shkrimeve.

Dhe u ngjit në qiejt dhe rri në të djathtë të Atit.

Dhe do të vijë përsë ri me lavdi të gjykojë të gjallët edhe të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.

Dhe   në   Shpirtin   e   Shenjtë,   Zot,   Jetëbërës,   që   buron   prej   Atit,   që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.

Në një kishë të shenjtë, katholike, dhe apostolike.

Pohoj një pagëzim për ndjesën e mëkateve.

Pres ngjalljen e të vdekurve.

Dhe jetën e ardhshme të amëshuar. Amin.

SIMBOLI I BESIMIT