/ Jeta Shpirtërore / Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!

Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!

Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!

 

Këtë shprehje e dëgjomë shpesh nga shokët,miqtë dhe të afërmit tanë.Argumenti kryesor  i njerëzve, që nga njëra anë besojnë te Perëndia por nga ana tjetër nuk shkojnë në Kishë për të marrë pjesë në Misteret e Kishës tonë sepse ka disa gjëra që i shqetësojnë si p.sh:luksi nëpër Kisha,priftërinjtë antipatikë,psaltët e shumë arsye të tjera.Justifikimet mund të jenë të shumtë kur dikush NUK DËSHIRON të jetojë sic na mëson Kisha .Fatkeqësisht  shumë nga të krishterët,edhe pse janë të pagëzuar nuk dinë se c’është Krishti,c’ është Kisha dhe c’farë i ofrojnë njeriut Krishti dhe Kisha.Kështu që nuk shkojnë në Kishë sepse në të vërtetë  nuk njohin  se c’farë do mund t’i dhuronte jeta mistike (Misteret në Kishë).
> Kisha me gjithë Misteret e saj na shndërron, na shenjtëron,na sjell në kontakt me Perëndinë.Pjesëmarrja jonë në Misteret e Kishës është “celsi” për ngjalljen e secilit prej nesh.
> Kisha nuk vjen të marri vendin e mjekësisë por të drejtoj njeriun drejt dashurisë,drejt Dritës dhe drejt Jetës së Krishtit nëpërmjet Mistereve.
> Të themi se besojmë te Perëdia është e thjeshtë,por të besojmë te Perëndia drejtë, të jetojmë dhe të veprojmë sipas porosive të Tij është e vështirë por jo e pamundur.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Besoj te Perëndia por nuk shkoj në Kishë!

<