/ Jeta Shpirtërore / Fatkeqe, edhe ti do të vish këtu?

Fatkeqe, edhe ti do të vish këtu?

Fatkeqe, edhe ti do të vish këtu?

 

Kur isha akoma në botë (jashtë manastirit), bëja vizita vetëm në tre familje shpresëtare. Një nga ato përbëhej nga një nënë – plakë, një bijë e ve, dhe nga mbesa. Një ditë ishim ulur në tavolinë, pinim çaj dhe bisedonim. E veja më tregoi këto:

Para disa vjetësh, që humba burin tim, isha shumë e mërzitur. Jeta për mua nuk kish më asnjë kuptim, dhe mendimi për t’i dhënë fund kësaj jete, më vinte në mendje shumë shpesh. Kurrë nuk do haroj ditën para Pashkës së atij viti tragjik për mua. Me kujdesin e nënës të gjitha ishin gati për festën e madhe dhe shtëpia jonë kishte marë pamjen e saj festive. Veçse në shpirtin tim nuk kisha Pashk,përkundrazi! Më sundonte errësira e tmershme e dëshpërimit. Por, nëna ime që e dinte gjëndjen time të rëndë shpirtërore, më rrinte vazhdimisht pranë . Mirëpo unë e kisha bërë planin tim. Meqënëse ditën nuk mund t’i largohesha dhe si pasojë nuk mund ta realizoja planin tim, vendosa që t’i jap fund jetës time, e cila më dukej e tepërt, natën duke u gdhirë Pashka. Nëna ime shkonte gjithmonë në Kishë shumë shpejt. Pra, nuk do ishte asnjë në shtëpi që të më pengojë, përveç bijës sime të vogël. I thash nënës se unë do vonohesha pak sepse kisha një dhimbje koke. Ajo më këshilloi që të shtrihem pak dhe pasi të më kalojë dhimbja, të shkonim bashkë në Kishë.

Për t’ju shmangur u shtrita. Dhe pa e marrë vesh më zuri gjumi dhe shikoj një ëndër të çuditshme. Gjendesha në një bodrum të errët dhe të frikshëm. Larg shikoj flakë të mëdha. Dhe nga ana e poshtme e këtij bodrumi vrapon drejt meje një shoqa ime e klasës me një litar në qafë. «Olga, Olga ç’bën ? »– i them. «Moj fatkeqe, edhe ti do që të vish këtu»? – më bërtet ajo. Dhe në atë kohë dëgjohet kambana.

Hapa sytë plot frikë dhe tmerr. Pash se gjëndesha në dhomë. U qetësova pak. Në të njëjtën kohë hyri edhe nëna në dhomë.

-U zgjove, moj bijë, si je?

-Më kaloi dhimbja mama, do shkojmë bashkë në Kishë, – i thash unë.

U gëzua edhe tha:

-Lavdi Zotit. Isha mërzitur kaq shumë se mos ngeleshe pa Mbremjësoren e Pashkës.

Pas shërbesës, kur i uruam njëra tjetrës «Krishti u ngjall», filluam të bisedojmë për çështje shpirtërore. Dhe atëherë ia tregova të gjitha. Për shoqen time nuk dija asgjë . Me kalimin e kohës mësuam adresën e gjyshit të saj, që jetonte në Sibirsk. I shkrova letër. E pyeta se si është Olga. Na u përgjigj me lajmin e hidhur se para një viti kish vrarë vetën. Atëherë i dhamë shpjegim edhe ëndrës që pash.

Zoti e bëri të urtë shërbëtoren e Tij nëpërmjet ëndrës. Unë nuk u jap rëndësi ëndrave,megjithatë, disa herë ka edhe ëndra me kuptim.

 

 

Marrë nga libri :Tregime nga jeta tjetër

Botuar nga “Kosherja Ortodokse”

Selanik

 

Fatkeqe, edhe ti do të vish këtu?