/ Jeta Shpirtërore / Fjalë të urta – Shën Paisio!

Fjalë të urta – Shën Paisio!

Fjalë të urta - Shën Paisio!

 

“Lutja është si një autobuz që duhet të iki i mbushur”
Shën Paisio theksonte gjithmon vlerën e lutjes duke këshilluar personat që përballonin probleme në jetën e tyre:”Do lutem për ty”.
Atë kohë ishte ndarë nga jeta një miku im i afërt,Niko dhe e pyeta At Paision nëse është mirë që lutem ç’do natë me komboskin që Perëndia ta prehë shpirtin e tij në jetën tjetër.
Mu përgjigj:”Lutja është si një autobuz që duhet të iki i mbushur”.
Dhe vazhdoi: “Përderisa lutesh për Nikon,përse nuk lutesh dhe për të tjerë që kanë ndërruar jetë?”
“-Për sa?”, e pyeta!
“-Për aq sa më shumë të mundesh! Sa më shumë pasagjer merr autobuzi,aq më tepër njerëz ndihmohen nga shoferi”.
E pyeta përsëri:”Të lutem për të gjithë të parafjeturit me emrin Niko?”
“-Po,kështu po”, mu përgjigj!
“Ka shumë njerëz që kanë nevoj lutjen dhe nuk i kujton njeri.Në këtë mënyrë të përpiqemi t’i ngjajmë Zotit”.
Ashtu sikurse ne megjithëse nuk i njohim personlisht Zotin Jesu Krisht,Zonjën Hyjlinëse,Shenjtorët dhe Kryeëngjëjt,por i kërkojmë që të na ndihmojnë dhe ata na përgjigjen,kështu edhe ne t’ju a shpërblejmë ndihmën që na ofrojnë”.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Fjalë të urta – Shën Paisio!