/ Jeta Shpirtërore / Këshilla shpirtërore

Këshilla shpirtërore

Këshilla shpirtërore

 

“Biem në mëkate të mëdha sepse nuk kujdesemi sa duhet për të korrigjuar gabimet tona më të vogla”.

Shën Joan Gojarti

“Akoma dhe kur ke ngjitur gjithë shkallën e virtyteve,edhe atëherë të lutesh për faljen e mëkateve të tua”.

Shën Joani i Shkallës

“Mos kërko mësues shpirtëror që të duroj pasionet e tua sepse nga ai drejtohesh drejt humnerës”.

Shën Vasili i Madh

“Nëse dëshiron të udhëhiqesh nga Perëndia,mos dëshiro të mëkatosh.Sepse kur mëkaton si do drejtohesh nga Perëndia?”.Shën Joan Damaskinoi

“Njerëzit kur i afrohen Perëndisë,afrohen dhe me njëri-tjetrin.Dhe sa afrohen me njëri tjetrin,aq afrohen edhe me Perëndinë”.At Dhorotheu

“Dhe të thjeshtat do na duken të vështira nëse jemi të dobët dhe përtacë”.Shën Joan Gojarti

“Njeriu i mençur nuk mallkon kurrë.Nuk urren asnjë edhe kur dikush është për tu urryer me veprat që bën”.

Shën Klimi i Aleksandrisë

“Asgjë nuk është më e çmuar se njeriu,megjithëse është i vdekshëm”.Shën Joan Gojarti

 

Përkthyer nga M.Vasili

 

Këshilla shpirtërore