/ Jeta Shpirtërore / Lëmosha

Lëmosha

Lëmosha

 

Në kohën kur jetonte Oshënar Arseni,një grua besimtare që quhej Eleni shkonte shpesh në Manastirin e Metamorfozës së Krishtit dhe ndihmonte në punë të ndryshme.Në mungesë të pagesës,murgeshat i jepnin asaj ushqime.Një ditë Oshënari e pyet:-“vjen këtu dhe ndihmon motrat (murgeshat), të japin dicka si shpërblim? Të paguajn?” 

-“Jo, nuk më paguajn sepse nuk kanë por më japin ,bukë,kafe,sheqer dhe ushqime të tjera “, iu përgjigj Eleni.”

-” Nga këto që të japin,i jep ndonjë të varfëri kur të kërkon,ose kur rastis dikë në rrugë?”,e pyet Oshënari.

-“Jo at,nuk më kërkojnë sepse e dinë që jam e varfër,por as në rrugë nuk kam takuar dikë që të më kërkojë”.

Atëherë Oshënari i thotë:

-“Dëgjo bija ime,nëse dëshiron që Jesu Krishti të bekoj ty dhe ato pak ushqime që të japin,kur të takosh një të varfër që ka uri,jepi të hajë.Gjithashtu kur e di që dikush  është i varfër dhe ka nevoj,ose ndonjë të ve apo ndonjë jetim të cilët kanë uri,mos prit që të kërkojnë.Jepu me kënaqësi dhe mos ki frikë por të kesh besim se Krishti në mënyrë të padukshme do bekoj ato pak gjëra që ke dhe nuk do të mungojnë e nuk do të kesh uri sa të kesh jetën”.

-“Me shumë kënaqësi at,do bëj bindje si më porosite “. 

Pasi morri bekim,Eleni u largua nga manastiri.Kishte me vete 8 bukë të vogla që ia kishin dhënë motrat.

Rreth 500m larg manastirit takoi at Dhimitrin i cili i tha:-“ke të më japësh pak bukë ? Kam uri. Kam që dje pa ngrënë”.Menjëherë Eleni nxorri një bukë dhe me shumë kënaqësi ia dha.Më pas vazhdoi rrugën.

Pasi eci dhe rreth 500m pa  gruan e një peshkatari e cila ishte duke mbledhur radhiqe.Pasi e përshëndeti,e pyeti cfarë ishte duke bërë.-“Po mbledh radhiqe që t’i gatuaj për sot sepse im shoq për shkak të motit të keq ka katër ditë pa peshkuar dhe nuk kemi bukë të hamë as ne dhe as fëmijët “.

Elenit i erdhi keq për gruan e varfër.Nxorri nga canta dy bukë dhe ia dha.

Kur arriti në lagje,pa një fëmijë rreth 4 vjec që qante jashtë derës së shtëpisë.

-“Përse qan? E pyeti Eleni”.

-“Kam uri,mami nuk më jep bukë”.

-“Pse nuk të jep?” E pyeti përsëri Eleni.-“Sepse nuk ka”,u përgjigj vogëlueshi.

Eleni vuri re nënën e tij që qëndronte brënda derës dhe lutej me lotë në sy.

Nxorri atëherë një bukë nga canta dhe ia dha djalit të vogël.Djali i gëzuar  vrapoi te nëna duke thirrur:”Mami,mami tani kemi bukë.Ha edhe ti dhe mos qaj”.Nëna e morri bukën dhe ngriti duart nga qielli duke falenderuar Perëndinë që dëgjoi lutjet e saj.

Kur arriti në shtëpi Eleni,nxorri nga canta ushqimet që i dhanë motrat.Vuri re se bukët nuk ishin pakësuar.Ishin përsëri 8 e jo 4 .Ishin aq bukë sa i dhanë në manastir.

Lavdëroi Perëndinë dhe u nis menjëherë drejt manastirit.I ra në këmbë me lot në sy Shenjtorit dhe i tregoi mrekullinë që i ndodhi duke lavdëruar Perëndinë dhe Shenjtorin. Shën Arsenin e vlerësoi për bindjen që tregoi dhe e inkurajoi duke i thënë:

-“Bija ime,nëse vazhdon të ndihmosh  të varfërit me ato pak që ke,jo vetëm nuk do të mungoj asgjë por Zoti do t’i bekoj,do t’i shtoj dhe për ato pak që do japësh në këtë jetë,do dëgjosh nga goja e Tij këto:”Eleni, kisha uri dhe më dhe të ha”. Kur ti t’i përgjigjesh :” O Zot,asnjëherë nuk të pash dhe nuk të dhashë asnjëherë të hash,do të të thotë:-” Mua nuk më pe por pe vëllezërit e tu të uritur.Bukët që i dhe atyre është njësoj sikur m’i dhe mua.Edhe unë tani të dhuroj Mbretërinë Qiellore dhe gjithë të mirat që kam Unë do i kesh ti dhe gjithë ata që ushqyen dhe treguan mëshirë për të varfërit dhe për të uriturit”.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Lëmosha