/ Jeta Shpirtërore / Ngushëllimet hyjnore dhe tokësore

Ngushëllimet hyjnore dhe tokësore

Ngushëllimet hyjnore dhe tokësore

 

 Nëse nuk fiksohesh pas gjërave tokësore,do ngelesh i lirë nga zinxhirët e trishtimeve.Të mos joshet zemra prej materialeve që të mos bëhet rob i tyre.Mos kërko shplodhje dhengushëllim tek gjërat tokësore sepse kurrë nuk do qetësohesh në to.Kërkoje Zotin,Krijuesin dhe mirëbërësin tënd.Gjithshka tokësore është e përkohëshme,kalimtare.Vetëm Perëndia dhe dashuria e Tij ngelen përjetë. Në momente vështirësie dhe dhimbjeje të padurueshme,shpirti,duke kërkuar rrugëdalje,shpesh herë i drejtohet ngushëllimeve tokësore.Kërkon në to kuruesin e dhimbjes.I tallur kështu nga djalli,pasi ndjen për pak kënaqësi,bie në mërzitje dhe zhgënjim më të madh.Sepse ngushëllimi tokësorështë i përkohshëm.Prandaj dhe shumë njerëz që jetuan gjithë jetën e tyre mes dëfrimeve,duke arritur në fund të jetës kuptuan se asgjë nuk shijuan.Të gjitha ishin një ëndërr kalimtare
e cila la pas vetëm hidhërim.Shpirti vuan,mundohet dhe përpiqet pa ndalim.Nga njëra anë tensionet e jashtme dhe problemet që nuk e lënë të qetë.Një e keqe ikën e tjetra vjen.Një problem zgjidhet e tjetër problem shfaqet.Dhe nga ana tjetër shpirti mundohet nga pasionet,përplasjet e tyre të cilat i krijojnë keqardhje,dhimbje,inat,tronditje dhe shqetësim. Ku do mund ta mbështesësh shpirtin me gjithë këto?Kush do i ofroj paqe dhe qetësi?Kush mundet ti japi forcë dhe durim për problemet e jashtme,por edhe ta shpëtojë nga tronditjet e brendshme të pasioneve dhe të fajit? Kush? Dini dikë tjetër përveç Zotit tonë Jesu?Prandaj ditë dhe natë shpirti kërkon me dhimbje dhe pasion Zotin.Kërkoje Zotin deri sa ta gjesh dhe ta fitosh.Po ku mund ta kërkosh? Kërkoje në gjithë anët e dheut,kërkoje te pasuria,kërkoje te lavdia.Kërkoje te bukuria trupërore,te shijimet te kënaqësitë…..
Në asnjë vend nuk do ta gjesh.Sepse Ai të mban në duart e Tij dhe ti nuk e di.Ndodhet brenda teje,dhe as këtë nuk e ndjen.
Mbretëria e qiellit ndodhet brenda teje,mos e kërko në asnjë vend tjetër.

 

Marrë nga libri “Shën Dhimitri i Rostof-it”

Ngushëllimet hyjnore dhe tokësore