/ Jeta Shpirtërore / Njeriu i butë!

Njeriu i butë!

Njeriu i butë!

 

Asgjë nuk e shplodh kaq shumë shpirtin sa butësia.As të inatosemi sepse na shanë,por me butësi ta largojmë inatin.Sepse asgjë nuk është më e fuqishme se butësia.
Butësia i sigurion shpirtit qehtësinë e vazhdueshme dhe është arsyeja e ç’do shplodhjeje.
Prandaj Zoti Jesu Krisht na mëson kështu:
“Ngrini zgjedhën time mbi veten tuaj, edhe mësoni prej meje, se jam i butë dhe i përulur në zemër. Edhe do të gjeni prehje në shpirtrat tuaj”.(Mth.11:29).
Sepse asgjë nuk e shplodh dhe nuk e qehtëson më tepër shpirtin,sesa butësia dhe përulësia.Këto virtyte do mund të bëhen për atë që i përvetëson,më të vyera se ç’do kurorë dhe më të dobishme se ç’do lavdi.
Njeriu i butë është i dashur tek ata që e shohin,por edhe tek ata që e njohin vetëm me të dëgjuar.Dhe nuk ekziston asnjë që kur dëgjon të lavdërohet një njeri i qetë,të mos shpreh dëshirën për ta parë,për ta përshëndetur dhe për ta pasur pranë ,sepse është e dobishme shoqëria më një njeri të tillë.

 

Shën Joan Gojarti
Përkthyer nga M. Vasili

 

Njeriu i butë!