/ Jeta Shpirtërore / O Zot më, merr

O Zot më, merr

 O Zot më, merr

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një eksperiencë edukuese pas vdekjes

 

Sa njerëz në çastet e vështira nuk e thonë këtë fjalë? ! Por shumica nuk e dinë që është mëkat dhe përbën mungesë durimi dhe shprese në ndihmën e Perëndisë.

Historia e mëposhtme, e vërteton shumë mirë. E tregoi me shumë përulësi dhe emocion një prift i respektueshëm, i cili kishte fëmijë shpirtërorë dhe në zonën e Athinës.

Tha “Unë që kur u bëra prift, me ndoqi shpifja (tortura moderne). Njëherë kështu, njëherë ashtu, më hidhëruan, dhe më dëmtonin shumë, me akuza të gënjeshtra. Kjo bëhej në mënyrë të përsëritur. Kaq shumë ndjeva dhimbje dhe kaq u lodha, sa u gjunjëzova dhe thashë shumë herë: “O Zot më merr!”. Si përfundim më mori!…”

Ata sa e dëgjonin mbetën të çuditur dhe e shikonin të mahnitur, duke menduar sa shumë faj kanë sa akuzojnë, në veçanti klerikët… Sa mëkat mbledhin në shpirtin e tyre, në veçanti kur shtyjnë drejt dëshpërimit  shpirtrat e atyre që akuzojnë! Sikur iu ka bërë prokurë Zoti që të gjykojnë botën…..

Kleriku i përulur vazhdoi tregimin e tij duke thënë:

“Pësova atak në zemër. Më ndodhi në Athinë. Në atë çast isha në mes të të njohurve dhe fëmijëve të mi shpirtërorë. Menjëhrë me cuan në spital. Atje doktorët u pëpoqën që të më vinin në punë zemrën, por nuk u bë asgjë. Në fund thanë: “Nuk bëhet gjë me papun, merreni për autopsi!”

Ëngjëlli im më shoqëronte dhe më mbronte në një udhëtim, që në fillim ishte dise e vështirë, por menjëherë e përpjetë, drejt një drite të ëmbël dhe të mrekullueshme. Gjatë rrugës, shumë shpirtra të këqij u ngjitën në mënyrë agresive që të më akuzonin. Një nga akuzat ishte kjo:

–         Ku e çon? Këtë? Ky ishte i dhënë pas parasë. Ndërsa kishte premtuar papronësi, kishte para personale….! Por Ëngjëlli i Shenjtë e kundërshtonte dhe thoshte:

–         Kjo nuk është e vërtetë! Ato para ishin të Manastirit dhe i menaxhonte.

–         Si përfundim arritëm në një vend që dukej së ishte kufiri i dy zonave. Atje dëgjova këtë dialog që bëri Ëngjëlli im me të Tërëshenjtën Hyjlindëse. Dëgjova dhe zërin e ëmbël por disi të rreptë  të Saj. Ëngjëlli më thoshte:

–         E Tërëshenjta Hyjlindëse, ta çoj papun në Mbretërinë e Birit Tënd?

–         Ajo u përgjigj:

–         Jo ! Sepse ka bërë një mëkat të rëndë.

–         Po çfarë mëkati  Hjylindëse?  Papu, ishte i mirë (filloi që të më mbronte, ndërsa më binin lotë të nxehtë në zverkun tim), ndërtoi Manastir, ndihmoi dhe shumë shpirtra që të shpëtojnë….

–         Kjo është e vërtetë, u përgjigj Hyjlindësja. Por nuk bëri durim në betejën që kishte, dhe i thoshte Birit tim më mer dhe më merr. Kështu që shpjere prapa, që të mbarojë me durim betejën e tij dhe më pas do të hyjë në Mbretërinë e Birit tim.

–         Gjatë kohës që ktheheshim me Ëngjëllin e Shenjtë,lame pas Parajsën dhe Ferrin. Ato që shkruajnë librat e Zotit, janë të vërteta!  I pashë me sytë e mi!….

–         Kur arritëm në spital, me pështirosje hyra në trupin tim të vdekur e të ftohtë. Bëra tetë orë që të lëvizja lidhjet e para të gishtave të mi! Nga lëvizja e qerpikëve të mi e kuptoi ngjalljen time nga të vdekurit motra ime, dhe gjithë spitali u alarmua.

–         Me ngadalë erdha në vete dhe që prej atëhere kam kujdes të bëj durim pa u ankuar në ato sa lejon dashuria e Zotit! Duhet të fitojmë Parajsën, vëllezërit e mi, duhet me durimin tonë të fitojmë shpirtin tonë.

Këto tha papu dhe fjalët e tij të fundit u ndërprenë nga mallëngjimi.

 

Nga libri “Mesazhe nga Qielli” botimet Manastiri i Shenjtë Varnakovas Dhoridha 2005  

Përktheu Themistokli Bambulla

http://www.foniortodoksonkoritsas.org/

O Zot më, merr