/ Jeta Shpirtërore / Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros

Pak  fjalë  rreth  pendimit-Nga  Shën  Efremi  i  Siros

 

Pendimi, të dashur, është frut i pasur, sepse i ofron Perëndisë me çdo mënyrë vepër të mirë. Eshtë parcelë plot me fruta, sepse kultivohet në çdo kohë. Eshtë pemë e jetës, sepse shumë që vdesin nga mëkatët, i ringjall. Në të shartohet gjithë realiteti qiellor, sepse na afron me Perëndinë. Gëzohet Perëndia me të, njëlloj si me fuqinë e Tij krijuese, sepse ata që mëkati përpiqet t’i shkatrojë, ai(pendimi) i risjell në lavdinë e Perëndisë. Pendimi është mjeti i sigurtë i Perëndisë, sepse mbron shpirtët e njerëzve që të mos humbasin. Ai është prodhimi i madh i Perëndisë, sepse edhe u ofron njerëzve, edhe mbledh mëkatarët në togje.

Kam mendimin se brenda tij ekzistojnë kamatat shpirtërore, sepse pendimi kor ato që nuk mbolli; sepse trupi mbjell mëkatin, por pendimi duke korur e lartëson në modesti; ligësia mbjell pasionët, por pendimi duke i shkulur, mbjell sipër mënyrën e pëlqyeshme të jetesës. Ai mer ato që nuk ofroi. Banka shpresëtare, e cila kërkon të marë ato që nuk ofroi, u thotë mëkatarëve: «Më jenpi peshën e mëkatëve tuaja; ajo është për mua kamata e veprimit». Ke besim? Jepja kamatën e besimit pendimit. Brenda tij besimi tënd çlirohet prej borxheve.

«Nuk të dhashë, thotë, ligësi; ma jep mua o njeri, dhe pasi ta zhduk, do të të paraqes tek Perëndia, si atë që ke lexuar për tallandën (lekun)». Kupto se ç’thotë Ungjilli; dhe kurë mos e lerë nga duart. Ata që e administruan mirë e dyfishuan kapitalin; puntorët e mirë kultivuan me të parcelën e Perëndisë. Nëpërmjet tij mbushën kishën me fruta; me të mbushën plotësisht depot e Perëndisë. Nëpërmjet tij edhe toka u bë qiell, sepse u mbush me engjej, domethenë me Shenjtorët që jetojnë mbi tokë. Lavdërohen shërbëtorët e mirë, sepse e shumëfishuan farën me pendimin; u shpërblyen administratorët e mirë të Perëndisë, sepse depozituan paret me kamatë të madhe (fitim). Nga shpërblimet le të informohemi për veprimin, nga lavdërimet le të njohim farën, edhe nga fitimet le të sigurohemi për kapitalin… Perëndia pa se armiku trondit gjininë e njerëzve, dhe vuri kundër tij pendimin, për ta hedhur poshtë. Armiku i bind njerëzit që të mëkatojnë, por pendimi është gati ta pranojë atë që mëkaton; armiku i detyron të shkelin normat dhe ligjet, por pendimi i këshillon të kthehen në rrugë të drejtë; ai i shtyn në deshpërim, pendimi premton shpresë shpëtimi. Mëkati shkatron ndërgjegjen, por pendimi bëhet mbështetje e saj për qetësi; sepse Zoti ngre të shkatëruarit, por këtë gjë e bën me pendimin. Kur dëgjon Davidin që thotë se shkopi dhe pendimi tënd më shpëtuan, kupto se me pendimin, tha, e mbështeten. Dragoi bind për të mos respektuar, dhe i pregatit të dëshpërohen, kurse pendimi i këshillon të mos kenë ankth, as të dëshpërohen për shpëtimin e tyre. Ligësia verbon mëndjen, por pendimi duke i ndezur dritë, i tregon atij Perëndinë nga larg. Dritë në këmbët e atij që pendohet bëhet Ligji, por jo pa pendimin…

 

BOTUAR NGA “KOSHERJA ORTODOKSE “

SELANIK

 

Pak fjalë rreth pendimit-Nga Shën Efremi i Siros