/ Jeta Shpirtërore / Tregime nga jeta tjeter

Tregime nga jeta tjeter

 Tregime nga jeta tjeter

 

At  Makario  egjyptiani, u  tregoi  vartësve  të  tij  këtë  ngjarje:  Një  herë  duke  ecur  në  shkretëtirë, gjeta  kafkën  e  kokës  së  një  të  vdekuri  në  tokë.  E  shtyva  lehtë  me  shkopin  tim, dhe papritur  dëgjoj  një  zë  që  doli  nga  kafka,  edhe  unë  e  pyeta: 
> -Kush  je  ti?
> -Unë  isha  kryeprift  i  paganëve  dhe  i  Grekëve, që  rinin  dikur  në  këtë  vend.  Ti  je  shpirtmbartësi  Makario;  mëso, pra, se  në  cilëndo  kohë  që  të  lutesh  për  të  ferosurit, megjithëse  të  vdekur,  përsëri  ngushëllohen  në  një  farë  mënyre. 
> -Cili  është  ngushëllimi  dhe  cili  është  ferri  – tha  at  Makario. 
> -Sa  larg  është  qielli  nga  toka, kaq  thellësi  ka  edhe  zjari  që  gjendet  poshtë  këmbëve  tona.  Në  këtë  zjar  qëndrojmë  në  këmbë  edhe  të  futur  brenda  plotësisht.  Jemi  vendosur  në  një  mënyrë  të  tillë  që  njëri  të  mos  shikojë  fytyrën  e  tjetrit  por  t’i  shikojë  vetëm  kurrizin.  Kur  ti  at  lutesh  për  ne, atëhere, e  shikojmë    pak  fytyrën  e  njëri    tjetrit  dhe  kështu  ngushëllohemi.
> Kur  i  dëgjoi  këto  at  Makario, rënkoi thellë dhe tha: «Mjerë, sa  fatkeqësi  i  pruri  njeriut  mëkatar  dita  e  lindjes  së  tij.  Më  mirë  të  mos  kishte  lindur  siç  tha  edhe  Zoti  për  Judën  tradhëtarin.  Pas  këtij  monologu  të  tij, pyet  përseri  kafkën:
> -Ka  në  ferr  tortura  të  tjera  më  të  liga  nga  këto  që  më  përshkrove? 
> -Poshtë  këmbëve  tona  gjendet  ferr  më  i  tmershëm – u  përgjegj  kafka.
> -Dhe  cilët  dënohen  atje,e pyeti. 
> -Ne  të  paktën  mëshirohemi  pak  nga  Perëndia  sepse  kemi  lehtësinë  se  nuk  e  kemi  njohur.  Por  ata  që e kanë  njohur  mirë  Perëndinë  dhe  pastaj  e  mohuan, janë  poshtë nesh    dhe  torturohen  më  keq    se  ne.
> Si  mbaroi  djalogu, ati i Shenjtë  mori  kafkën,  e  futi  në  dhe  dhe    vazhdoi  rrugën  e  tij. 
> Le  të  dëgjojmë  dhe  të  trëmbemi  nga  ky  tregim, vëllezër, sepse  ata  që  mohojnë  Perëndinë, dënohen  më  keq  edhe  nga  të  pabesët.  Duhet  të  bëjmë  kujdes  që  të  mos  e  mohojmë  Atë, me  veprat  tona  të  erësirës, për  t’ju  larguar  këtij  dënimi  të  tmershëm.  Mohon  Perëndinë  jo  vetem  ai  që  e  mohon    me  fjalë,  por  edhe  ai  që  bën  veprime  mëkatare, megjithëse  fenomenalisht  mund  të  duket  se  beson  dhe  pohon  Perëndinë.  Dëshmitar  për  këto  që  ju  them  është  Apostull  Pavli, i  cili  thotë:  «Rrëfejnë  se  njohin  Perëndinë, por me  veprat  e  tyre  mëkatare  e  mohojnë». (Tit.  1, 16 )

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

Tregime nga jeta tjeter

</