/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Dituria

Dituria

 Dituria

 

Virtytet -5

Virtyti i diturisë ndryshon nga njohja në atë që dituria është kuptuar normalisht si depërtim i drejtpërdrejtë brenda gjërave, si kuptimi dhe kapja praktike e asaj që është e vërtetë dhe e drejtë në shprehjen dhe formën e saj të gjallë. Njeriu i urtë është ai që sheh qartë dhe thellë në misteret e Perëndisë. Është ai që mund të japë një këshillë konkrete në problemet e përditshme të jetës, ai që mund të tregojë vullnetin e Perëndisë tek njeriu që po përballet aktualisht me probleme dhe vendime. Është ai, i cili, ashtu si Jisui, njeh jo vetëm atë që është në Perëndinë, por “çfarë është në njeriun” (Kr. Joani 2:250). Në Dhiatën e Vjetër, u zhvillua një grup i tërë i literaturës në lidhje me temën e diturisë (urtësisë) hyjnore (Shih Vëllimi III, Bibla dhe Historia e Kishës). Psalmet, Fjalët e urta dhe shkrimet e tjera të urtësisë të tilla, si: Kishtari, Urtësia e Salomonit dhe Jisui, Biri i Sirakut, e tregojnë qartë se çfarë dituria është, dhe çfarë është për të qenë i ditur.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Dituria