/ Predikime-Katekizma- Artikuj / I drejtë është Zoti dhe drejtë është gjykimi i Tij!

I drejtë është Zoti dhe drejtë është gjykimi i Tij!

I drejtë është Zoti dhe drejtë është gjykimi i Tij!

 

 Një asket,duke parë padrejtësinë që bëhej në botë,i lutej Perëndisë dhe i kërkonte ti tregoj arsyen përse njerëzit e drejtë dhe të mirë vuajnë dhe mundohen me të padrejtë,ndërsa mëkatarët dhe të padrejtët pasurohen dhe shplodhen.Dëgjoi një zë që i thotë:-“Mos kërko ato që nuk i arrin mendja jote dhe forca e dijes tënde.As mos kërko të fshehtat.Por meqë dëshiron të dish,zbrit në botë, qëndro diku dhe vëri re ato që do shohësh që nëpërmjet kësaj prove të vogël të kuptosh një pjesë të gjykimit të Perëndisë”.Murgu, pasi dëgjoi këto,doli nga manastiri dhe arriti në një lëndinë.Atje pranë ishte një çesëm dhe një pemë e madhe.Në trungun e saj murgu  u fut dhe u fsheh.Pas pak kaloi një i pasur mbi kal.Ndaloi për të pirë ujë dhe për tu shplodhur.Pasi u freskua,nxorri nga xhepi një qese me 100 monedha floriri dhe i numëroi.Kur po i fuste në xhep,qesja i ra dhe ai pa e kuptuar u largua.Më pas erdhi një kalimtar tjetër i cili gjeti 100 monedhat e floririt.I morri me nxitim dhe u largua duke vrapuar nëpërmes lëndinës.Pak më vonë arriti një kalimtar tjetër.I lodhur e i munduar u freskua,nxorri pak bukë nga çanta dhe u ul të hante.Kur ishte duke ngrënë,u kthye i pasuri që humbi florinjë,i inatosur iu hodh përsipër duke i bërtitur ti japë mbrapsh monedhat.I varfëri i përgjigjej që nuk i ka marrë, por ai 
vazhdonte ti gjuante deri sa e vrau.Ia kontrolloi rrobat por nuk gjeti gjë dhe u largua i mërzitur.Murgu e ndoqi të gjithë njgarjen nga benda trungut të pemës dhe me keqardhje për vrasjen i lutej Zotit.Ëngjëlli i Zotit iu shfaq murgut dhe i thotë:Ai që humbi monedhat  është komshiu i atij që i gjeti.Ky i fundit kishte një tokë që vlente 100 monedha por i pasuri ia morri dhe i dha vetëm 50 monedha floriri.I gjori, duke mos ditur çtë bëj Perëndisë për tu hakmarrë dhe kështu gjeti 100 monedhat.Kalimtari i lodhUr e i varfër që u vra padrejtësisht, kishte kryer një vrasje.U pendua për vrasjen dhe  çdo ditë kërkonte nga  Perëndia ta fali për krimin që bëri dhe e luste duke thënë:”o Zot,si krimi që bëra,të tillë vdekje të gjej edhe unë”.Perëndia e fali që  në momentin e parë të pendimit dhe lejoi të vdiste siç i ishte lutur dhe e morri pranë.I treti,i cili humbi edhe florinjtë bëri edhe vrasje,do e humbte shpirtin e tij  sepse interesohej vetëm për pasurinë.E lejoi Perëndia të bjerë në mëkatin e vrasjes që të ndiej dhimbje shpirti i tij dhe të pendohet.Më thuaj,në cilin rast shikon  që Perëndia është i padrejtë,i padhembshur dhe i ashpër? Prandaj mos analizo gjykimet e Perëndisë sepse Ai vepron me drejtësi ndërkohë që ti i mendon si padrejtësi.
Mëso gjithashtu se shumë të tjera ndodhin në botë me vullnetin e Perëndisë për arsye që njerëzit nuk i dinë.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

I drejtë është Zoti dhe drejtë është gjykimi i Tij!