/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Duhet guxim të jesh i krishterë

Duhet guxim të jesh i krishterë

 

Duhet guxim të jesh i krishterë

 

Ungjilli i sotshëm tregon për Josifin nga Arimatea që guxoi dhe shkoj tek Pilati dhe i kërkoi të zbres trupin e Krishtit nga Kryqi dhe ta varrosi.
Flet gjithashtu për gratë miroprurese që guxuan herët në mëngjes të shkojnë tek varri i Krishtit për të lyer trupin e Tij me miro.Por e gjetën varrin të hapur,bosh dhe mësuan nga ëngjëlli se Krishti u Ngjall dhe të shkojnë tek apostujt dhe tu japin lajmin e mirë.

Që atëherë kur ndodhën të gjitha këto dhe deri në pafundësi secili prej nesh mund të jetë me mënyra të ndryshme bashkë me miroprureset dhe t’i imitojmë ato.Sepse nga njëra anë duhet guxim të duash Krishtin,duhet guxim të jesh me Krishtin.Dhe kjo jo sepse duhet të përballesh me të tjerë  por sepse duhet të përballesh me veten.Pengesa e parë dhe kryesore për të ndjekur Krishtin,është vetvetja.Ai i cili e kupton këtë gjë dhe përpiqet vazhdimisht të “mohoj ” veten e tij,bëhet njeri i Perëndisë.Nuk ka mënyrë tjetër të duash Krishtin.Kur në cfaredolloj gjëje që bën ajo që të intereson është të kalosh sa më mirë dhe mos të bësh asnjë sacrificë,është e pamundur të jesh e  Krishtit.Askush prej nesh nuk mund të thotë: “unë i kapërceva këto,e mohova veten”.Ndaj vegjetojmë si të krishterë sepse pikërisht nuk “mohojmë” veten tonë.Nëse në cdo ankesë që kemi dhe në momente të rëndësishme të jetës sonë tregohemi më të kujdesshëm,atëherë do kuptojmë se jemi rober të vetvetes.Le të tregohemi të guximshëm,ashtu si Josifi dhe miroprureset,të cilët pa llogaritur asnjë rrezik shkuan të gjejnë Krishtin.

 

At Simeon Kragiopulos
Manastiri “Lindja e Hyjëlindëses “
Selanik

 

Duhet guxim të jesh i krishterë