/ Predikime-Katekizma- Artikuj / E Hëna e Madhe

E Hëna e Madhe

E Hëna e Madhe

 

E Hëna e Madhe i kushtohet Josifit të mirë,Birit të Jakovit të cilin vëllezërit e urrenin dhe e shitën si skllav.Josifi ishte djali δi vogël dhe më i dashur i Jakovit.Pikërisht për këtë vëllezërit e urrenin.Ata e futën në një gropë të thellë dhe më pas e shitën si skllav të disa tregëtar që i takuan rastësisht.Kur u kthyen te Jakovi,i treguan një rrobë të Josifit të lyer me gjak,duke e genjyer se e sulmuan dhe e hëngrën kafshët e egra.

Tregëtarët që blenë Josifin e shitën përsëri te Potifari ,oficeri i mbrojtjes së faraonit.Josifi ishte një i ri shumë simpatik dhe shumë i drejtë.Gruaja e Potifarit u dashurua me Josifin dhe u përpoq ta bënte për vete por Josifi i drejtë nuk pranonte të bënte këtë pandershmëri.E zemëruar nga reagimi i Josifit,ajo e akuzoi atë te i shoqi duke thënë :-skllavi hyri në dhomën time për të më përdhunuar.Potifari e futi Josifin në burg.Një natë faraoni pa një ëndër që askush nuk mundi t’ia shpjegonte.Atëherë i prunë Josifin,i cili  me ndricim nga Perëndia  i shpjegoi faraonit kuptimin e ëndrës.Faraoni u mahnit nga dituria dhe urtësia e Josifit dhe e emëroi guvernator të gjithë tokës së Egjiptit.Kur ra zia e bukës,Jakovi dërgoi bijtë e tij në Egjipt.Vëllezërit që e shitën Josifin,tani ndodheshin përpara tij duke i kërkuar ushqim.
Josifi u gëzua kur i pa vëllezërit. Nuk i ndëshkoi dhe as u mbajti mëri por i dërgoi  të sillnin të atin dhe  familjet e tyre që të jetonin  bashkë të gjithë në Egjipt.Josifi i mirë përngjan me Jesu Krishtin,të cilin e tradhëtuan,e dorrëzuan dhe e  shitën për 30 argjendë dhe megjithatë nuk e braktisi botën por u sakrifikua duke u kryqëzuar për ta shpëtuar atë.
 
 
Përkthyer nga A. Marini
 
 

E Hëna e Madhe