/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Himni Akathist

Himni Akathist

 

Himni Akathist

 
 
Himni Akathist është një poemë shumë e vecantë  që i drejtohet Zonjës Hyjlindëse me lavdërime,falenderime dhe me lutje.Poema shoqërohet me melodi  të muzikës bizantine( të një lloj muzike klasike të Bizantit).
Himni Akathist u shkruajt në shekullin e 6 pas Krishtit nga Shën Roman Melodisti dhe  përmban në formë poezie të gjitha mësimet e Orthodhoksisë për Krishtin,për ardhjen e Tij në tokë si njeri,për rolin e Hyjlindëses për shpëtimin e njerëzimit,për pastërtinë dhe  shenjtërinë e Saj por gjithashtu flet dhe për përpjekjen e njeriut për tu bashkuar me Perëndinë dhe për ndihmën që njeriu  kërkon nga Zoti Krisht dhe e Tërëshenjta në  këtë përpjekje . 

Në shekullin e 7,populli i Kostandinopojës shpëtoi nga sulmi i Arabve me ndihmën e Shën Marisë.Në shenjë nderimi dhe falenderimi të gjithë psalën  në Kishën e Shën Sofisë  Himnin Akathist duke qëndruar në  këmbë (jo të ulur në kishë) dhe që atëherë himni morri këtë emër,u quajt Hymni Akathist.(fjala akathistos vjen nga fjala greke dhe do të thotë jo i ulur ).Populli psalte me një zë lavdërimet dhe falenderimet e tij ndaj Zonjës Hyjlindëse për ndihmën që i dha.Atëherë u shkruajt edhe tropari në vijim: 

“Përlufteshës gjenerale këngët mundëse,
si pëhirim që e shpëtove prej tmerreve,
qyteti yt po të përshkruan o Virgjëreshë;
Po sikundër ke fuqi të paluftuarshme,
prej cfarëdo rreziku shpëtomë
se po të thërres :Gëzohu o nuse e panusëruar”.
Himni Akathist psalet në Kishë cdo të premte pasdite në  pesë javët e para të kreshmës së madhe.
 
 
Përkthyer nga A. Marini
 
 

Himni Akathist