/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Historia e Ikonës cudibërëse- Shën Maria Portaitisa

Historia e Ikonës cudibërëse- Shën Maria Portaitisa

Historia e Ikonës cudibërëse- Shën Maria Portaitisa

 

Gjatë shekullit te IX,kishte filluar një përndjekje e ashpër ndaj Ikonave të Shenjta dhe ndaj të krishterëve që i mbanin dhe i respektonin ato.Në fronin mbretëror qëndronte Theofilo, një përndjekës dhe shkatërrues fanatik i ikonave.
Në Nikea jetonte një grua e ve me djalin e saj të vetëm.Gruaja mbante dhe nderonte një ikonë të Shën Marisë,e cila thuhet se e kishte bërë Ungjillori Luka.Ushtarët e mbretit pas kontrrollit që bënë e gjetën Ikonën e Shenjtë por nuk  e shkatërruan.Për të përfituar ata i bënë  presion gruas duke i kërkuar para dhe i lanë dy ditë afat për të mbledhur lekët.Gjatë kësaj kohe gruaja bashkë me djalin e saj  luteshin  te Shën Maria duke i kërkuar ta ruaj Ikonën.Më pas e cuan Ikonën në det.E lanë ta merrnin dallgët që të mos e shkatërronin ushtarët.
Të habitur shikonin Ikonën që ecte drejt (jo shtrirë) mbi ujë drejt perëndimit.
Murgjit e manastirit Iviron në Malin e Shenjtë vunë re një kollonë të zjarrtë mbi dallgë.Për disa ditë me radhë murgjit shikonin të njëjtin vizion  deri sa vunë re se mbi këtë shtyllë të zjarrtë notonte një ikonë.Menjëherë i drejtohen me lutje Zonjës Hyjlindëse që t’ua japë Ikonën e Shenjtë.E Tërëshenjta i shfaqet murgut Gabriel dhe i thotë të eci mbi dallgë dhe të marri Ikonën dhe më pas t’ia dorëzoj Igumenit dhe murgjve të manastirit.
 Murgjit falënderonin ditë -natë të Tërëshenjtën për këtë nder të madh që u bëri.E vendosën Ikonën në Kishë por ajo zhdukej prej atje dhe murgjit e gjenin në hyrje të manastirit.Zonja Hyjëlindëse nëpërmjet një vizioni i thotë Oshënarit,murgut Gabriel se vëndi që ajo zgjodhi është atje,në hyrje të manastirit që t’i ruaj Ajo murgjit dhe jo murgjit Atë.
Atëherë murgjit mbyllën hyrjen e vjetër të manastirit dhe ndërtuan atje një Paraklis ku vendosën Ikonën cudibërëse të Zonjës Hyjlindëse.Deri më sot prania e Ikonës Portaitisa në manastirin  Iviron të Malit të Shenjtë konsiderohet si garanci mbrojtëse e murgjërisë së Malit të Shenjtë nga e Tërëshenjta.    Historia e Ikonës cudibërëse- Shën Maria Portaitisa
 
 
Përkthyer nga A. Marini
 

Historia e Ikonës cudibërëse- Shën Maria Portaitisa