/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Predikimi i Krishtlindjeve

Predikimi i Krishtlindjeve

Predikimi i Krishtlindjeve

 

“I panxëni Perëndi,si u nxu në gji tani? Krishtin që Ati e kish në gji,si e mban Nëna në pëqi? Prandaj siç di,siç deshi dhe siç i pëlqeu;dhe Ai që s’kishte trup,mori trup vullnetarisht,dhe u bë Ai që është,ajo që s’ishte për ne.Dhe pa ndryshuar natyrën,pjesëtoi prej brumit tonë ;me dy natyra na lindi Krishti,se desh të mbushë botën e sipërme”.
Qëllimi për të cilin Perëndia u bë njeri nuk është i thjeshtë por i shumfishtë.Përmbledh shumë qëllime më vete.Dhe ja:Perëndia u bë njeri që të nderoj njeriun.
Përpara madhështisë së gjithësisë njeriu ndihet i vogël,shumë i vogël,i paktë,mjaft i paktë,si një hollësi e parëndësishme.Duke parë profeti David qiejt gjatë natës,thërret ndaj Perëndisë”Ç’është njeriu që ta kujtosh,apo biri i njeriut që ta kesh kujdes?” Psalmi 8:5.
Njeriu ndihet i padenjë duke krahasuar përmasën e tij natyrore me masën e gjithësisë.Masa e pandjenjësisë së tij bëhet akoma më e madhe,kur njeriu vështron mjerimet dhe vuajtjet e tmerrshme të jetës,kur vështron mjerimin e tij.Vijnë momente kur njeriu humb çdo ndjenjë për veten.E sheh veten e tij si një krimb të dheut.I neveritet vetja dhe zhytet në detin e zhgënjimit dhe vetëasgjësohet.
Perëndia është Ati ynë dhe nuk do që njerëzit të kemi ndjenjën ndjenjën e inferioritetit sepse sipas hirit jemi bijë të Tij dhe Ai është Ati ynë.Perëndia na nderoi me krijimin tonë sepse na krijoi “sipas shëmbëlltyrës dhe në ngjashmëri me të”. Zanafilla1:26-27,Jakovi 3:9.
Domethënë na bëri sipas shëmbëlltyrës dhe pamjes së Tij shpirtërore.Na bëri të ngjashëm me Të,bij të Tij sipas hirit dhe perëndi të vegjël.”Ju jeni perëndi dhe të gjithë bij të të Shumëlartit”. Psalmi 81:6.
Por mëkatuam,u treguam të pabesë,harruam,humbëm ndjenjën e vlerës sonë dhe përvetësuam komplekse faji dhe ndjenja inferioriteti.
Perëndia ka dhembshuri për ne dhe na nderon për herë të dytë.Herën e parë na nderoi me krijimin tonë,tani na nderon me trupëzimin e Tij,duke na dhuruar mendje dhe vullnet,lirinë tonë,dmth ngjashmëri shpirtërore me Të. Herën e dytë na nderon sepse Ai vetë bëhet i ngjashëm me ne.Një nder i madh,i pari,një nder shumë herë më i madh i dyti.Një nder i paimagjinueshëm të bëhet Perëndia njeri.Edhe ç’farë do të thotë nëse përmasa jonë e natyrshme është e parëndësishme përpara përmasës së gjithësisë?Na nderon Perëndia i cili është pakrahësim më i madh se gjithësia.E ç’farë do të thotë nëse jemi mëkatarë?I pamëkatshmi dhe i Shenjti nuk na neverit dhe nuk na përbuzë por na jep vlerë dhe nder.U bë njeri që të nderoj njerëzit në përgjithësi.Ishte fëmijë dhe u bë burrë që të nderoj edhe burrin dhe fëmijën në veçanti.Dhe lindi nga gruaja që të nderojë gjithashtu edhe gruan në veçanti.Pra asnjë burrë,asnjë grua dhe asnjë fëmijë le të mos ketë ndjenja inferioriteti.Përkundrazi,ç’do njeri të mburret më Zotin,për nderin e paimagjinueshëm që i bëri Perëndia duke u bërë njeri.Engjëjve Perëndia nuk ua bëri këtë nder.Ne njerëzve na bëri nderin të bëhet njeri.Ndaj pyetjes së Davidit ”Ç’është njeriu që ta kujtosh,apo biri i njeriut që ta kesh kujdes?” Psalmi 8:5,vetë Davidi duke parë njeriun të nderuar nga Perëndia,njeriun në përgjithësi por edhe njeriun ideal në veçanti,Krishtin që u bë njeri i ngjashëm me ne,thotë:” Ti e bëre atë pak më të ulët se engjëjt,me lavdi e nder e kurorëzove atë” (psalmi 8:6).
Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin!
Ata që nuk duan të jenë të verbër dhe nuk i mbyllin sytë përpara ndryshimit të mrekullueshëm,ata që nuk kanë paragjykime dhe interesa të fshehta dhe synime të errëta,shohin dhe gëzohen me realitetin e ndritshëm.E admirojnë dhe e shijojnë,.E ndjenjë brenda tyre dhe rreth tyre..Jetojnë në dritën e Krishtit,dhe këtë dritë qiellore që na u dhurua e trasmentojmë në ç’do drejtim që të ndriçojë rrugët tona në rrugëtimin drejt Mbretërisë së përjetshme të Dritës.
U bëftë!