/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Kisha dhe qëllimi i saj !

Kisha dhe qëllimi i saj !

Kisha dhe qëllimi i saj ! 

Qëllimi i Kishës  është  të na kuroj shpirtin.Ta bëj atë nga i sëmurë të shëndetshëm. Kisha kuron shpirtin tonë .Kuron mëndjen dhe llogjikën.Kur mëndja është e kuruar,funksionon saktë dhe përderisa energjia mendore funksionon sic duhet brënda zemrës së njeriut,atëherë edhe llogjika funksionon sic duhet.Funksionimi i rregullt i mëndjes është kur komunikon  me Perëndinë,kur lutet dhe kur e sheh Perëndinë.Kur funksionon në këtë mënyrë atëherë  është i ndricuar,pranon dritën e Perëndisë.
 Këtë ndricim të cilin e humbëm me rënien në mëkat,të rifitojmë,me Hirin e Perëndisë nëpërmjet jetës sonë brënda në Kishë,me pendim,me lutje të pandërprerë,me jetën tonë asketike dhe shpirtërore. 
Etërit e Shenjtë na tregojnë se :Adami dhe Eva,para se të binin në mëkat,ishin në kontakt të vazhdueshëm me Perëndinë .Të gjithë kemi nevoj për kurim.Duhet të na pastrohet mëndja dhe të ndricohemi prej Shpirtit të Shenjtë .Këto janë dy fazat e jetës shpirtërore për të cilat folën Etërit e Shenjtë:Pastrimi dhe Ndricimi.

 

Përkthyer nga A. Avrami

Kisha dhe qëllimi i saj !