/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Kreëngjëjve Mikail dhe Gabriel

Kreëngjëjve Mikail dhe Gabriel

Kreëngjëjve Mikail dhe Gabriel

 

 

Sot,në 8 Nëntor Kisha jonë feston mbledhjen,grumbullimin e Kryeëngjëjve Mikail dhe Gabriel,si dhe të gjithë Fuqive Qiellore të Patrup.

Kur Perëndia krijoi ëngjëjt,i dha atyre liri të plotë mendimi.Por kur ata u provuan për besimin e tyre,Eosfori, Kryeëngjëlli i Fuqive të Patrup,nga krenaria që kishte besoi se mundet të zëvendësoj Perëndinë dhe se do mund të vendoste fronin e tij mbi Perëndinë.Krenaria ishte mëkati ,gabimi i tij.

Bëri “kryengritje” kundër Perëndisë dhe tërhoqi pas vetes një numër të madh ëngjëjsh,të cilët pas rënies së tyre u shndërruan nga ëngjëj të dritës në ëngjëj të errësirës dhe nga të Shenjtë u bënë dinak dhe sot quhen demonë.

Atëherë u mblodhën gjithë Fuqitë ëngjëllore dhe Kryeëngjëlli Mikail qëndroi në qendër duke thirrur:”le të qëndrojmë mirë,le të qëndrojmë me frikë Perëndie” dhe ëngjëjt e shenjtë e ndoqën atë duke qëndruar besnik ndaj Perëndisë së vërtetë dhe Krijuesit të gjithësisë dhe të Shenjtë përgjithmon.

Këtë ngjarje kremton Kisha jonë sot.

***

Engjëjt janë ekzistenca mendore të qiellit,të patrup (nuk kanë trup sic kemi ne).Nuk kanë nevoj për ushqim dhe nuk vdesin.Janë krijesa të Perëndisë,sepse përvec botës tonë,Perëndia krijoi dhe botën e padukshme të ëngjëjve si “Krijues i të dukurave dhe të padukurave”.

Shkrimi i Shenjtë përmend në shumë fragmente komunikimin e njerëzve me ëngjëjt dhe në vecanti me gjeneralin e ushtrive qiellore.Kryeëngjëlli Mikail u shfaq tek Abraami që të shpëtojë Isaakun.Iu shfaq Lotit për ta shpëtuar nga katastrofa në Gomora.Kryeëngjëlli Mikail ishte ai i cili udhëhoqi popullin e Izraelit jashtë Egjiptit.

Në ikonizimin e tij Kryeëngjëlli paraqitet i veshur me mburrojë ushtarake duke mbajtur në dorë një shpatë.Ikona e tij në Kishë ndodhet tek dera e majtë e Ajodhimës,ndërsa në derën e krahut të djathtë ikonizohet Kryeëngjëlli Gabriel.

Kryeëngjëjt Mikail dhe Gabriel janë dy ruajtësit e Ajodhimës së Shenjtë ku kryhet misteri i Falenderimit Hyjnor.

Gjithashtu Shkrimi i Shenjtë na përmend shumë herë edhe komunikimin me njerëzit të Kryeëngjëllit Gabriel, emri i të cilit do të thotë “njeri i Perëdisë”.

Ai dha lajmin e lindjes së Shën Marisë tek hyjprindërit e Shenjtë Joakim dhe Ana.Me të njëjtin lajm gëzoi Zaharinë për lindjen e Shën Joan Pagëzorit.Vetë Kryeëngjëlli Gabriel lumëroi Hyjlindësen Mari duke i sjellë mesazhin e Atit Qiellor për lindjen e Birit të Tij.

Kisha jonë nderon në vecanti Kryeëngjëjt Mikail dhe Gabriel dhe bashkë me ta gjithë botën ëngjëllore.

Me këtë kremtim besimtarët nderojnë mbrojtësit dhe ruajtësitë e tyre.

 

Përkthyer nga A. Avrami

 

 

 

 

 

 

Kreëngjëjve Mikail dhe Gabriel