/ Predikime-Katekizma- Artikuj / “Kush lufton pasjonet,plotëson porositë e Zotit”

“Kush lufton pasjonet,plotëson porositë e Zotit”

“Kush lufton pasjonet,plotëson porositë e Zotit”

 

Rruga e të krishterit është e mbushur me pengesa të cilat shtohen gjithnjë e më shumë.Përpiquni pra me trimëri dhe heroizëm duke ndjekur Apostull Pavlin.
Kush lufton pasjonet,plotëson porositë e Zotit.Mundimi i secilit varet nga përpjekjet e tij.Dhe në varësi të mundimit të tij,i afrohet dhe Zotit,i Cili premtoi se:”Në më do ndonjë, fjalën time do ta ruajë, dhe Ati im do ta dojë, dhe do të vijmë tek ai, dhe do të bëjmë banesë tek ai”(Jn.14:23).
Kur dëshira,zelli për jetën shpirtërore “ftohet”,duhet me ç’do mënyrë ta ndezim duke kërkuar Perëndinë me besim dhe me shpresë.
Vuajtjet në këtë jetë janë më shumë se gëzimet. Perëndia i dërgon për tu zgjuar nga gjumi shpirtëror,për të ndaluar mëkatet dhe për tu pastruar me pendimin.
Ju ndjekin njëra pas tjetrës fatkeqësitë? Kjo do të thotë se Perëndia ju ka kujtuar!Është e vështirë që të mendosh kështu por vërtetë Perëndia ju ka kujtuar me mëshirë jo me zemërim.
Gabimi ynë është se nuk e ndjejmë mëshirën e Tij por shikojmë vetëm humbjet dhe dëshpërimet.
Shëndeti dhe sëmundjet janë të dyja mjete shpëtimi kur i shfrytëzon me frymën e besimit te Perëndia.
Të njëjtat mund të jenë dhe mjete shkatërrimi kur i përballojmë me mentalitetin e gabuar.
Pajtohuni me provat tuaja.Duroni me bindje te Zoti duke besuar se në këtë mënyrë do të përfitoni ju dhe familja juaj.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

“Kush lufton pasjonet,plotëson porositë e Zotit”