/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Lindja e Hyjlindëses Mari

Lindja e Hyjlindëses Mari

Lindja e Hyjlindëses Mari

 “Lindja jote, o Hyjlindëse, gëzoi e ndriti tërë gjithësinë, se prej teje shkëlqeu Dielli i Drejtësisë, Krishti Perëndia ynë, që zgjidhi mallkimin dhe na dha bekimin, duke e prishur vdekjen dhe duke na dhënë  jetën e amëshuar.”

Sot më 8 Shtator Kisha jonë feston  lindjen e Zonjës tonë Hyjlindëses  Mari.Zonja e Shenjtë Mari lindi në Jerusalem nga prindërit e Shenjtë Joakimi dhe Ana.Joakimi dhe Ana kishin shumë vite që nuk bënin fëmijë dhe i luteshin Perëndisë me lot në sy që tu dhuronte një fëmijë. Perëndia i lajmëroi nëpërmjet kryeëngjëllit Gabriel që Ana do të lindë një fëmijë të Shenjtë.Dhe në të vërtetë Ana ngeli shtatzënë  dhe lindi Shën Marinë,zonjën e gjithë botës.E quajtën Mariam që në ebrahisht do të thotë Zonjë,Shpresë.
Lindja e Hyjlindëses është vërtetë një dhuratë e Perëndisë jo vetëm për prindërit e Saj por për gjithë njerëzimin  sepse kjo lindje e Shenjtë ishte mesazh paralajmërimi  i shpëtimit të gjithë botës. 
 
 
                                                                                               Përkthyer nga A. Avrami             

                                                                                                                     
 

Lindja e Hyjlindëses Mari

 
 
 
 
 
 
 
 
                                                                                                             
 
                                                              

 
         
 
                                                                                              
 
 

Lindja e Hyjlindëses Mari