/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Mohimi i botës dhe pasuria

Mohimi i botës dhe pasuria

Mohimi i botës dhe pasuria

 

Një vëlla mohoi botën dhe u dha të mirat e tij materiale të varfërve, por mbajti edhe diçka për shpenzimet e tij personale. Ai shkoi të shikonte Ava Andonin. Kur ai i tregoi plakut për këtë, ai i thotë: “Nëse do të bëhesh murg, shko në fshat, bli pak mish, mbulo trupin tënd lakuriq dhe eja këtu me këtë gjendje. Vëllai veproi kështu dhe qentë dhe zogjtë vrapuan ta shqyenin. Kur u kthye, plaku e pyet se si e kishte zbatuar këshillën. Ai i tregoi trupin e tij me plagë dhe Shën Andoni i tha: “Ata që mohojnë botën por mbajnë diçka për vete, kështu do të shqyen nga demonët që bëjnë luftë me ta”. 

 

Marrë nga libri :”Histori të ndryshme shpirtërore “

 

Mohimi i botës dhe pasuria