/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Njeriu do më tepër veten!

Njeriu do më tepër veten!

Njeriu do më tepër veten!

 

“Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij, edhe le të ngrejë kryqin e tij, edhe le të më vijë pas”.(Mk 8:34).
Njeriu do më tepër veten e tij dhe kujtohet për Perëndinë kur gjendet përballë një rreziku.Atëherë bën kryqin,pëshpërit nëpër dhëmbë lutje dhe kërkon ndihmën e Perëndisë.
Të gjitha këto kanë më tepër karakter magjik sesa karakter të vërtetë të krishterë.
Dashuria e Krishtit për ne u shfaq nëpërmjet kryqëzimit,pësoi dhe u kryqëzua për ne.Kjo dashuri duhet të jetë nxitja jonë në jetën e përditshme.Duhet të “zgjohet” dashuria e njeriut për Krishtin dhe e gjithë jeta jonë  të jetë e mbushur me vepra dashurie më Krishtin.Por në vend të kësaj ,njeriu tregon dashuri vetëm për veten.Mund të jemi besimtarë  dhe të bëjmë vepra të mira në mënyrë sipërfaqsore por në rast se na preket interesi personal shpërthejmë dhe egërsohemi si një drago.Këtu në këtë pikë duhet të përqëndrohemi dhe të korrigjojmë veten.”Kush do të vijë pas meje le të mohojë veten e tij,dhe le të ngrejë kryqin e tij,dhe le të më vijë pas”.
Pa sforco,pa asnjë detyrim,kush do i afrohet Krishtit,kush do merr “kryqin e tij” dhe e ndjek Krishtin pas.Cilido nga ne që vendos të ndjekë Krishtin duhet të mohoj veten e tij.Të mohoj njeriun e vjetër në zemrën e të cilit ka bërë fole  ligësia,egoizmi dhe krenaria.
Të ndjekim pas Krishtin duke ngritur “kryqin tonë”.Kryqi ynë janë brengat,vështirësitë dhe hidhërimet.Varfëria, fatkeqësia,sëmundjet,përbuzjet,lotët dhe dhimbjet janë kryqet që duhet të ngremë në këtë jetë.Kryqi ynë nuk krahësohet me kryqin e Krishtit sado i rëndë që mund të na duket.Perëndia nuk do na lërë të vuajmë me tepër nga c’mund të durojmë.
Le të ngrejë pra secili nga ne “kryqin e tij” dhe t’i shkoj pas Krishtit me besim,durim dhe dashuri më Krishtin.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Njeriu do më tepër veten!