/ Predikime-Katekizma- Artikuj / “Pendohuni se u afrua Mbretëria e Qiejve”

“Pendohuni se u afrua Mbretëria e Qiejve”

 

"Pendohuni se u afrua Mbretëria e Qiejve"

 

Njeriu,ka  prirjen për të sistemuar vetveten duke  menduar se   arriti dicka .Por nga pikëpamja shpirtërore kjo gjë do të thotë ” vdekje” sepse  ky “sistemim” nuk i lë të përparojnë shpirtërisht. 

Pendim do të thotë “rrënim i këtij sistemimi”,duke mos ngelur më asgjë pas.Ndërrim mendimesh,gjykimi,sjelljeje,ndërrim i përgjithshëm.Lëmë mënjanë mendimet se i përkasim vetes dhe do jetojmë sic duam vetë dhe kthehemi tek Perëndia me ndërgjegje dhe me ndershmëri.Nuk vjen Mbretëria e Perëndisë brënda shpirtit tonë nëse nuk pendohemi.Hiri i Perëndisë duhet të rrjedhë brënda shpirtit tonë.Dhe kjo mund të ndodh shumë thjesht, duke pëshpëritur lutjet “Ati ynë që je në qiell” – “Mëshiromë o Zot “,etj. Duhet  të këmbëngulim deri sa të hapen dyert e qiejve.

Fillimi i pendimit do të thotë:Kur zgjohem qëndroj përpara Perëndisë sikur është dita e parë por edhe dita e fundit e jetës tonë.Qëndroj përpara Perëndisë me përulësi,duke u lutur,dhe duke e lënë   veten plotësisht në dorë të Perëndisë duke pritur të na mëshiroj.Atëherë mrekullisht do jetojmë pendimin brënda zemrës dhe do ndjejmë cdo të thotë komunikim me Perëndinë.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “

Përkthyer nga A. Marini

 

“Pendohuni se u afrua Mbretëria e Qiejve”