/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Pesha e gotës

Pesha e gotës

Pesha e gotës

 

Një burrë i moshuar ishte duke folur me disa të rinj…..Një moment ngriti një gotë me ujë dhe të gjithë menduan se do i bënte pyetjen e zakonshme:”e shohin gjysëm bosh apo gjysëm plot?”Në vend të kësaj,i moshuari i pyeti:”Sa e rëndë është kjo gotë me ujë?”Përgjigjet ishin nga 250 deri në 600 gram.Ai iu përgjigj kështu:”pesha e gotës nuk ka asnjë rëndësi.Rëndësi ka për sa kohë e mbaj atë në dorë.Nëse e mbaj për një minutë,nuk është problem.Nëse e mbaj për një orë,do kem dhimbje krahu.Nëse e mbaj për një ditë,krahu do filloj të më mpihet dhe të paralizohet.Në secilin rast pesha e gotës është e njëjtë,nuk ndryshon,por sa më shumë e mbaj,aq më e rëndë bëhet.”I moshuari vazdhoi duke u thënë:”Ankthet dhe shqetësimet e jetës janë si gota me ujë.Nëse i mendon për një kohë të shkurtër,nuk ndodh asgjë e keqe.Nëse i mendoni pak më gjatë,fillojnë tju dëmtojnë.Dhe nëse i mendoni gjatë gjithë ditës për një kohë të gjatë,mund të ndjeni se ju paralizojnë dhe ju bëjnë të paaftë për gjithshka tjetër.Është shumë e rëndësishme të mos harroni të largoni ankthin dhe frikën.Sa më herët, gjatë ditës lëreni gjithë barrën tuaj te Krishti.Mos i mbani ngarkuar gjithë ditën dhe gjithë natën me vete.Lutuni dhe thojani së pari Krishtit! Nëse fobia juaj shndërrohet në fiksim ose arsyey për të mëkatuar,qoftë me pabesim dhe dyshim te Perëndia, qoftë me mendime të këqija për të tjerët,atëherë shkoni këshillohuni me atin tuaj shpirtëror dhe rrëfehuni.Mos e lini për herë tjetër. Mos harroni të lini gotën që mbani sa më shpejt të mundeni,që të shplodheni!
   

 

Përkthyer nga A.Marini

Pesha e gotës