/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Prania e përhershme e Perëndisë!

Prania e përhershme e Perëndisë!

Prania e përhershme e Perëndisë!

 

Një natë,dikush pa në ëndërr sikur ishte duke ecur në breg të detit së bashku me Zotin.Nëpër qiell shfaqeshin skena nga jeta e tij.Gjatë ç’do skene ai shikonte dy palë gjurmë mbi rërë,një palë i takonin atij dhe pala tjetër i takonte Zotit.

Kur iu shfaq skena e fundit e jetës së tij,ai pa gjurmët mbi rërë dhe vuri re se shumë herë,përgjatë rrugës së jetës së tij kishte vetëm një palë gjurmë.Ai pa gjithashtu se kjo ndodhte në çastet më të vështira dhe më të trishtuara të jetës së tij.Kjo e shqetësoi shumë dhe e pyeti Zotin për këtë:”Zot,Ti më the se sapo të vendosja të të ndiqja,Ti do të ecje me mua gjatë gjithë rrugës.Por e kam vënë re se gjatë çasteve më të trazuara të jetës,mbi rërë ka vetëm një palë gjurmë.Nuk e kuptoj përse kur më je dashur më shumë,Ti më ke lënë vetëm?”. Zoti iu përgjigj:”Biri im tepër i vyer,unë të dua dhe kurrë nuk do të të braktis .Gjatë çasteve të vuajtjeve dhe të shqetësimeve,kur ti shikon vetëm një palë gjurmë,unë të kam marrë në krahë”.

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Prania e përhershme e Perëndisë!