/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Protestantët Mbi Traditën e Shenjtë

Protestantët Mbi Traditën e Shenjtë

  Protestantët Mbi Traditën e Shenjtë

 

Për ne Ortodoksët, Tradita e Shenjtë është burimi i dytë i Zbulesës hyjnore dhe e barazvlefshme me Shkrimin e Shenjtë.

Eshtë doktrina e Kishës nën drejtimin e Perëndisë me zë të gjallë. “Nga Adami deri tek fundi i Abrahamit kanë kaluar, sipas kronistëve (Cedrin e të tjerë) 3678 vjet, të cilëve po t’u shtojmë 430 vjetët që Hebrenjtë qëndruan në Egjipt, kemi 4108 vjet. Gjatë këtyre viteve as Shkrimi i Shenjtë nuk ka ekzistuar dhe as e Shtuna nuk ka qenë ditë feste pushimi për ndonjë popull. Për gjithë ato vite njerëzit e zgjedhur të Perëndisë e mësuan rrugën e shpëtimit vetëm nga Tradita e Shenjtë, domëthënë nga doktrina mbi Perëndinë që e pritën me zë të gjallë. Dhe vetëm për 1400 vjet, d.m.thënë nga koha e Moisiut e deri në ardhjen e Zotit, u udhëhoqën nga Shkrimi i Shenjtë i Dhjatës së Vjetër”.4

I pari që e transmetoi doktrinën e Dhjatës së Re me zë të gjallë, ishte vetë Shpëtimtari ynë Jesu Krishti. Për tre vjet e gjysmë e përhapi Ungjillin e tij pa shkruar vetë asgjë. Por as nxënësit e Tij nuk i nxiti për të shkruar diçka, vetëm se i dërgoi në botë për të predikuar e për të pagëzuar popujt. Kisha, që nga dita e krijimit të saj dhe derisa u shkruajt Ungjilli i parë i Mateut, qeverisej vetëm nga Tradita gojore, një pjesë e së cilës u shkruajt më vonë.

Protestantët e mohojnë Traditën e Kishës, të cilën e konsiderojnë si porosi njerëzore dhe urdhëresa të njerëzve. Ata evokojnë këtë fragment: “E gjithë shërbesa e tyre fetare është e kotë, sepse vetëm mësojnë urdhëresa të shpikura nga njerëzit” (Mat. 15,9).” Edhe kot më nderojnë, duke mësuar mësime që janë urdhërime njerëzish”

Ne u përjigjemi: Në Ungjillin sipas Mateut (15,6), “dhe kështu ai mund të mos nderojë më të atin apo të ëmën. Dhe hodhët poshtë urdhërimin e Perëndisë për hir të traditës suaj.”

 Zoti thotë se ju anulloni urdhërin e Perëndisë me anë të mësimeve tuaja.Që këtej duket se thënia e tyre është urdhëresë njerëzish dhe jo tradita jonë. Duhet hedhur poshtë, sepse është në kundërshtim me Shkrimin e Shenjtë.

Sipas doktrinës së Kishës sonë Tradita e Shenjtë është e barazvlefshme me Shkrimin e Shenjtë. Dhe ja, provat: Zoti në Ungjillin e Mateut 28,20 u thotë Apostujve te Tij:20 Edhe i mësoni ata të ruajnë gjithë sa ju kam porositur juve. Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët deri në mbarim të jetës. Amin.”

 Me cilët nënkupton se të jetë Zoti deri “në fund të shekullit”? Sigurisht, Ai nënkupton pasardhësit e tyre. Dhe cilët janë pasardhësit e Apostujve, ne ortodoksët apo Protestantët që u shfaqën në shek. e 16-të? Vazhdimësia Apostolike filloi menjëherë nga epoka Apostolike me fjalët e Zotit: “unë jam me ju gjithmonë, deri në mbarimin e shekullit”. Nuk thotë “do të jem”, por jam, d.m.thënë jam që tani. Pra, një vazhdimësi të tillë ka vetëm kisha ortodokse.

Një provë tjetër: Shkrimin e Shenjtë ne e besojmë se është prej frymëzimi hyjnor. Këtë na e thotë Apostull Pavli: “I tërë Shkrimi i Shenjtë është frymëzuar nga Perëndia” (Letra II Tim ,3,16). Sigurisht ai nënkupton Dhjatën e Vjetër, sepse atëherë kur ai shkruante letrën, nuk ekzistonin librat e dhjatës së Re. Si vërtetohet frymëzimi hyjnor i Dhjatës së Re? Apostujt i rrëfyen çka panë dhe dëgjuan gjatë qëndrimit trevjeçar me Krishtin. Njëkohësisht këtë e thotë edhe Lukai (10,16): “ai që ju dëgjon ju, më dëgjon mua”. Pra, ato çka kanë shkruar Apostujt janë fjalë dhe vepra të Krishtit, janë theopnefstike; Midis shkrimtarëve të shenjtë të Dhjatës së Re ishin dhe disa që nuk kishin qënë nxënës të Krishtit, por nxënës të nxënësve të Tij, si Marko, Luka…

Ne i pyesim Protestantët: Ungjillet e Markos dhe e Lukait a janë theopnefstike? Në qoftë se po, ku mbështeten e çfarë vërtetojnë? Në qoftë se jo, përse u përfshinë midis Ungjilleve të tjerë dhe kush i renditi atje? Edhe një pyetje: Polikarpi, peshkop i Smimës, Ignati i Antiokisë kanë qënë nxënës të Apostull Joanit. Kanë shkruar edhe ata letra dhe libra. Përse librat e tyre nuk u përfshinë brënda Djatës së Re, kurse Ungjillet e Markos e Llukait u përfshinë. Kush e ka bërë këtë ndarje që disa i pranoi dhe disa i hodhi tej?

Për ne Ortodoksët përgjigja është e thjeshtë dhe e njohur: Këtë gjë e bëri Tradita e Shenjtë. Po për Protestantët, që e mohojnë Traditën e Shenjtë, kush e ka bërë? Kërkojmë përgjigje.

Provë tjetër. Zoti gjatë lutjes së tij arkieratike, i lutet të Atit të Tij per unitetin e të gjithë të krishterëve me fjalët: “Te lutem jo për ta, por edhe për të gjithë ata që do të dëgjojnë për mua me anë të fjalës së tyre e do të besojnë në mua, të lutem që ata të gjithë të jenë një…(Joan. 17,20-21). Ne ortodoksët, me ndihmën e Traditës që interpreton dhe sqaron Shkrimin e Shenjtë, kemi unitet në Kishë. Nuk e shpjegon vetë secili dhe t’ua imponojë të tjerëve, duke formuar komunitet të tij. Këtë gjë e bëjnë Protestantët sepse ata mohojnë Traditën e Shenjtë dhe prandaj sot nuk kanë unitet as në besimin, as në drejtimin e qindra “kishave”të tyre. Pa e kuptuar, ata janë kundër kësaj lutjeje të Zotit, që kërkon unitetin e të Krishterëve në një grup të vetëm. Protestantët hiqen sikur pranojnë vetëm Shkrimin e Shenjtë dhe se vetëm atë e zbatojnë. Megjithatë ata gënjejnë. Dhe ja prova: Dhjata e Re (Vepr. 6,3) flet për shtatë dhjakët, Apostull Pavli (në Letren I Timot. 5,9 ) flet për legjionin e vejushave. Në Letrën e parë drejtuar Korintasve (11,3) thotë që gratë duhet të luten me kokën të mbuluar. Gjithashtu, Zoti u lau këmbët nxënësve të Tij, duke i porositur që të njëjtën gjë të bëjnë me njëri-tjetrin (Joani 13,14). Ne i pyesim Protestantët, a i zbatojnë këto? Sigurisht që jo. Ku mbështeten dhe i mohojnë? Kërkojmë përgjigje. Për ne ortodoksët ekziston Tradita e Shenjtë, e cila na i ka transmetuar këto gjëra dhe prandaj i kemi.

 

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 

Protestantët Mbi Traditën e Shenjtë

 

<