/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Protestantet -Rreth agjërimit (për kreshmën)

Protestantet -Rreth agjërimit (për kreshmën)

 Protestantet -Rreth agjërimit (për kreshmën)

 

Agjërimi sipas dëshmisë së Vasilit të Madh, është porosia më e vjetër e dhënë prej Perëndisë në krijesat e para. U tha saktësisht: “Nga të gjitha pemët e Parajsës mund të hash, por nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes të mos hash, sepse n.q.s. do të hash do të vdesësh” (Gjen.2:17)

Agjërim do të thotë përmbajtje (kufizim) nga disa ushqime për disa periudha të caktuara të vitit dhe kufizim nga dëshirat e këqia, në mënyrë që i krishteri të marrë Hirin e Perëndisë duke u përpjekur edhe me anë të pendimit, të lutjes dhe të komunikimit të mistershëm të Kishës. Pra, agjërimi është mjet ushtrimi i virtyteve, pasion- vrasës dhe jo trup-vrasës. Ka për qëllim që të ndihmojë trupin të disiplinohet në forcat e shpirtit që të triumfojë pastrimi dhe shenjtërimi.

Shembull agjërimi na dha vetë Zoti, i cili agjëroi në shkretëtirë 40 ditë. Na mësoi madje se gjinia e demonëve nuk largohet prej njerësve, veçse me lutje dhe agjërim (Mat. 17:21).

Apostujt e shenjtë veprën e tyre liturgike e kryenin me agjërim: “Tek ishin duke i shërbyer Zotit dhe duke agjëruar…” edhe më poshtë “Atëherë si agjëruan dhe u falën edhe vunë duart mbi ata, i lëshuan…”(Vep.l3:l-4). Apostull Pavli me gjithë mundimet e tij apostolike, nuk i linte dhe agjërimet e tij (II Kor.6:5).

Protestantët i kanë abroguar plotësisht agjërimet dhe akuzojnë e shpifin për Kishën Orthodhokse se është heretike, sepse dënon përdorimin e disa ushqimene dhe këtë e thonë duke u bazuar tek fragmenti i Apostull Pavlit në (I Tim.4:3).

Por Apostull Pavli këtu flet për ata që konsideronin për gjithmonë disa ushqime si të papastra dhe i kishin ndaluar përgjithmonë. Kisha jonë lejon të hamë nga të gjitha ushqimet, të cilat nuk i quan të papastra, disa nga ato jemi të detyruar që t’i agjërojmë për një periudhë kohore të vitit dhe për arsye fetare dhe shpirtërore.

Por disa nga protestantet pranojnë agjërimin, po si proheretikë. Mohojnë se agjërimi i së mërkurës dhe së premtes është shumë i lashtë dhe përmendet në Librin e mësimeve të dymbëdhjetë apostujve që u shkruajt në periudhën 100-160 pas Krishtit. Gjithashtu Klimi i Aleksandrisë që jetoi në vitin 150-210 pas Krishtit shkruan në librin e tij “Stormati” për agjërimin e detyrueshëm të së mërkurës dhe të së premtes, kurse agjërimi dyzet ditë përpara Pashkës u vendos nga Sinodi I Ekumenik në vitin 325 pas Krishtit. Përsërisim se agjërimi, si konkluzion, është vendosur prej Perëndisë në Shkrimin e Shenjtë dhe në Traditën e Shenjtë, është mjet shenjtërimi, i detyrueshëm për çdo të krishterë të ndërgjegjshëm dhe caktohet me bekimin e Atit shpirtëror, sepse nuk mund të agjërojnë që të gjithë.

 

 

Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE”

SELANIK

 

Protestantet -Rreth agjërimit (për kreshmën)