/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Shenjtërimi qëllimi i jetës sonë!

Shenjtërimi qëllimi i jetës sonë!

Shenjtërimi qëllimi i jetës sonë!

 

Kisha e Shenjtë e Krishtit është udhëtimi drejt shenjtërimit me qëllim arritjen në Mbretërinë e Bekuar të Atit,Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë .Shenjtorët ishin ata të cilët hynë me vetëdije dhe me ndërgjegje në Kishë duke u përpjekur të qëndrojnë në të dhe duke e pohuar me cdo fjalë,me cdo mendim dhe cdo veprim të tyre  Krishtin.
Sot shenjtërimi është lënë në harresë.Nuk është më qëllimi i arritjes tonë.Për ne Shenjt është figura e shndritshme që pasqyrohet në ikona por që nuk ka asnjë lidhje me jetën tonë.Shenjtërimi,dhurata e Perëndisë është për ne dicka e huaj,e panjohur,e largët.Shumë nga ne mendojnë se Shenjtërimi lind nëpër shpella asketësh dhe zhvillohet larg problemeve të botës.
Shën Joan Gojarti na mëson:le të mësohemi të përkujdesemi për virtytin dhe të interesohemi më tepër që t’i pëlqejmë Perëndisë.Të mos themi kam detyrime ndaj gruas dhe fëmijëve dhe nuk më përket mua shenjtërimi sepse nuk jam murg! Por vetëm murgjit duhet të jenë të pëlqyerit e Perëndisë? Perëndia kërkon që gjithë njerëzimi të shpëtoj dhe asnjë të mos ngelet indiferent ndaj virtyteve.
Shenjtërimi mungon nga qëllimet e jetës sonë dhe nga jeta e fëmijëve tanë.
Mëkati është faktori që ia heq njeriut të drejtën për tu shenjtëruar dhe jo puna dhe detyrimet e përditshme. Edhe në martesë ,edhe në jetën murgjërore por edhe duke punuar njeriu mund të arrij shenjtërimin,përsosmërinë duke adhuruar Perëndinë,duke pasur dashuri për vëllezërit e tij  dhe duke ecur në hapat e gjithë Shenjtorëve të cilët si bashkëudhëtarë të njerëzve dhe miq të Perëndisë ndërmjetojnë për ne.Amin

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Shenjtërimi qëllimi i jetës sonë!