/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Shërimi i të paralizuarit

Shërimi i të paralizuarit

Shërimi i  të paralizuarit

 

Një tjetër cudi që bëri Zoti Jesu Krisht na përshkruan sot ungjillori Matthe.

Kur Zoti shkoi në Galile,i prunë  një të paralizuar  me gjithë shtrat,për ta shëruar.Jesu Krishti,duke parë besimin e tyre i thotë të paralizuarit:”Merr zemër o bir,të janë falur mëkatet”.
Disa nga shkruesit menduan se Ai po gabonte por Zoti duke ditur mendimet e tyre i pyet:-“përse mendoni keq ? Cfarë është më e lehtë t’i them?Të janë falur mëkatet apo ngrehu dhe ec?”Por që të shikoni se Biri i njeriut ka pushtet mbi dhe të fal mëkatet,i thotë të paralizuarit :-Ngrehu,merr shtratin tënd dhe kthehu në shtëpi.”
I sëmuri u ngrit,morri shtratin e tij dhe eci.
Populli që pa mrekullinë lavdëronte Perëdinë.
 
Si në cdo cudi që kemi parë,baza e tyre është besimi i atij që e kërkon.Edhe i paralizuari edhe njerëzit që e cuan me shtrat  kishin besim te Zoti Jesu prandaj dhe Ai ia plotësoi kërkesën,i dha shërimin para se ata t’ia kërkonin.
Sot fatkeqësisht besimi mungon nga zemrat tona,akoma edhe kur i lutemi Zotit të ndërhyj në jetën tonë duke na ndihmuar me një mrekulli.Lutemi me buzë por zemra jonë është e mbushur me dyshime nëse Perëndia do na dëgjoj apo do na ndihmoj.Kjo gjë tregon dobësitë tona shpirtërore dhe një nga ngasjet më të mëdha të jetës sonë qëllimi i së cilës është dobësimi i lutjes dhe largimi ynë nga Perëdia.Por besim do të thotë “bindja,siguria jonë, që për Perëndinë  gjithshka është e mundshme.Asgjë nuk mund ta pengoj vullnetin e Tij.Perëndia kujdeset për gjithë krijesat e Tij dhe shkon te gjithë zemrat e përulura që e thërrasin. Besim do të thotë të ndjesh siguri ndaj gjërave që nuk janë të dukshme për syrin e njeriut,sic ishte falja e mëkateve që Zoti i dha të paralizuarit.
Cdo cudi ,akoma edhe shërimin ndaj sëmundjes ka si qëllim përsosmërinë tonë shpirtërore.Për Perëndinë kjo përsosmëri ka më tepër rëndësi,akoma edhe kur bëhet fjalë për sëmundje .Zoti Jesu Krisht është mjek i trupit por edhe i shpirtit tonë.Prandaj njëherë merret me kurimin e shpirtit,duke i falur të paralizuarit mëkatet.Shpesh herë gabojmë kur i lutemi Perëndisë të na ndihmoj për gjëra që kanë lidhje ose me të përditshmen  ose me shëndetin tonë trupor.
Nuk bëjmë gabim që i lutemi Zotit për këto por së pari le t’i kërkojmë Perëndisë të na japi shërimin e shpirtit tonë ,faljen e mëkateve dhe përsosmërinë ndaj virtytit.
Besim te Perëndia, zemër të pastër dhe përkujdesje shpirtërore janë ato që na nevojiten të gjithëve.Të jetojmë me Misteret e Kishës tonë ,pranë saj, e cila është trupi i Zotit tonë Jesu Krisht dhe i dhuron të gjithëve mrekullinë e shpëtimit tonë.Amin.
 
 
Përkthyer nga A. Marini
 
 
Shërimi i  të paralizuarit