/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Smira!

Smira!

Smira!

 

Pasioni i smirës është i përhapur në cdo kohë dhe moshë.Zakonisht zhvillohet që nga moshat më të vogla…..
Shën Vasili na e përshkruan shumë mirë smirën:
“……Nga pasionet që mbijnë në shpirtin e njeriut nuk ka dicka tjetër më shkatërrimtare sesa smira.Sikundër ndryshku e shkatërron  hekurin që e lindi,po kështu edhe smira e ha shpirtin e atij që e ka.
Madje siç thonë për nepërkën,që ha barkun e nënës së vet nga e cila lind,po kështu edhe smira është e natyrshme të hajë shpirtin nga ku lind.Nga njeriu që ka smirë nuk reshtin kurrë shqetësimet,hidhërimet dhe mërzitja ….
Simptoma e kësaj sëmundjeje të tmerrshme të smirës është se ai që e ka nuk mund as ta shfaqë dhe as ta rrëfejë.Smirëziu ul kokën dhe ka fytyrë të ngrysur,i hidhëruar dhe i mbushur nga pështjellimi vajton dhe gërryhet prej së keqes.Kur e pyesin për shkakun e gjëndjes së tij skuqet dhe ka turp të shfaq fatkeqësinë e tij.Nuk mund të rrëfejë dot me gojën e vet:”Jam njeri smirëzi dhe i hidhur.Më gërryejnë nga brënda të mirat e mikut tim.Lumturia e të afërmit tim  është fatkeqësia ime”.Këto do të thoshte nëse do të rrëfente të vërtetën.Por meqë  nuk dëshiron të rrëfejë pasionin e tij,sëmundja i mbetet në thellësi të shpirtit,që e bën të tretet dhe i gllabëron të brendshmet.
Ashtu si shigjetat që hidhën  me furi,kur bien në një objekt të fortë i kthehen atij që i lëshoi,kështu edhe energjitë e smirës bëhen plagë për vetë smirëziun.”
Mësim :
Le ti rrimë larg smirës.
Edhe nëse nuk mundesh dot të fitosh pasuri dhe lavdi,e ke ti në dorë të  fitosh virtytin që  sipas mendimit të shumicës vlen më tepër nga të gjitha dhe është më e qëndrueshme.Pra ktheje në këtë anë vëmendjen tënde.
Përpiqu jo vetëm “të qash me ata që qajnë ” por edhe “të gëzosh me ata që gëzohen”.Mundohu të lavdërosh atë për të cilin ke antipati.Shko ta përgëzosh për sukseset që ai arrin në jetë e përpiqu të kesh gëzim me të vërtetë ato caste.Lutu që ta bekoj Perëndia atë që ke zili dhe të të shpëtojë edhe ty nga pasioni i frikshëm i smirës.

 

Fragment nga libri “Udhëtim shpirtëror”
+Anastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. 

Smira!