/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Thirrja e nxënësve

Thirrja e nxënësve

Thirrja e nxënësve

 

(Mateu 4:18-23)

Shenjtorët në lidhje me Krishtin kishin një vendosmëri që i karakterizonte.Nuk u  mjaftuan vetëm me njohjen e tyre me Krishtin por duhej që ta ndjekin pas,dhe e ndoqën.Kështu dhe ne,sapo dëgjojmë zërin e  Krishtit që  na thërret të lëmë dicka dhe ta ndjekim pas,duhet ta bëjmë me nxitim,menjëherë.Ne ndoshta nuk na thërret të lëmë punën dhe të bëhemi apostuj,por cilido thirret të lerë pas dobësitë e tij.
Të lerë gjithshka që e bën një besimtar të jetë jashtë mbretërisë së Perëndisë,gjithshka që e bën të mos rilindë dhe të mos jetë pjesëtar i Hirit të Perëndisë,paverësisht  se është i krishterë.Këto dobësi thërritet të lerë.
Të ndjejmë thellë thirrjen e Krishtit dhe të lëmë pas cfarëdo që na bën të huaj nga mbretëria  e Perëndisë,nga jeta e rilindur,nga jeta e vërtetë e krishtere.
Qoftë e vogël apo e madhe kjo dobësi,le ta lëmë akoma dhe nëse na  e kemi të vështirë.Eshtë sikur të themi:të gjitha mundemi ti bëjmë por kjo “dicka që na lidh” e kemi të vështirë  ta braktisim,ta lemë.Që të bëhet dikush i krishterë duhet te vendos me gjithë zemër të braktisë botën,mëkatin.Të mohoj jetën e mëparshme me gjithë qënien e tij dhe të lidhet me jetën e re.Nuk është ai që e krijon jetën e re,nuk e largon njeriu nga brënda vetes jetën e “vjetër “.Vetë Krishti i jep vdekje jetës së vjetër dhe vetë Krishti jep jetën e re.Nga zero do krijoj brënda nesh jetën e shenjtë.Mjafton të reagojmë.Ne mjafton të marrim vendimin me gjithë qënien tonë ti përkushtohemi  me besim Perëndisë.
 
 
At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “
 

Thirrja e nxënësve

</