/ Problematika Moderne / Etërit e Shenjtë Porfirio dhe Paisio për depresionin

Etërit e Shenjtë Porfirio dhe Paisio për depresionin

Etërit e Shenjtë Porfirio dhe Paisio për depresionin

 

 

Shën Porfirio

Arsyeja kryesore që të con në depresion dhe te gjithë ato që quhen ngasje satanike sic  është përtesa,padrejtësia,dembelizmi  dhe shumë të tjera psikologjike , është egoizmi i madh që kemi brënda vetes.Të bën përshtypje se si Ati i Shenjtë Porfirio,gjithë “problemet psikologjike ” që përmendëm më lartë i quan ngasje,d.m.th veprime dhe ndikime demonike.
Egoizmi dhe krenaria që janë viruset e djallit,janë baza dhe arsyeja e ndërhyrjes dhe e veprimit të të ligut tek njeriu.Duke hyrë në shpirt,e mbush atë me mërzitje.
Shën Paisio thotë se egoizmi të con drejt trishtimit,tek ai trishtim  që nuk është prej Perëndisë .Trishtimi prej Perëndisë të con në pendim.Ndërsa trishtimi që nuk vjen prej Tij të con në dëshpërim.Egoizmi sjell gjithmon mërzitje dhe ankth.I ligu dëshiron të na shikoj të trishtuar dhe gëzon sepse nuk do të shikoj asnjë të gëzuar.
Egoizmi i hap derën të ligut që të  ndikoj duke na cuar në depresion dhe në të ashtuquajturat “problemet psikologjike”.
 
 
Përkthyer nga A. Avrami
 
 

Etërit e Shenjtë Porfirio dhe Paisio për depresionin