/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Cudi e Profetit të madh Ilia

Cudi e Profetit të madh Ilia

Cudi e Profetit të madh Ilia 

Një tjetër shenjë e madhe që tregoi Profeti Ilia është kur u lut dhe erdhi zjarr nga qielli.

Me urdhër të mbretit Ahaav u mblodhën 400 priftërinj të rremë paganë,të cilët i mbronte mbretëresha Iezabel.Atëherë Profeti i ftoi në një garë.I tha të përgatisnin një turrë me dru dhe të vendosnin sipër flijimin.Filluan të rendin gjithë ditën rreth druve duke thirrur perëndinë e tyre Baal që t’ju dërgoj zjarr por asnjë shenjë ndihme nuk u duk.

Atëherë Profeti u tha:Largohuni! Tani do bëj unë flijimin tim.

Përgatiti vëndin e flijimit, u tha ta lagnin stivën e druve me ujë tre herë dhe filloi të lutej.Atëherë ra zjarr nga qielli dhe e dogji krejt turrën me dru bashkë me flijimin.

Pas kësaj,populli kapi të 400 priftërinjtë e rremë dhe Profeti i dënoi ashpër.Iezabel e përndoqi Profetin dhe ai iku lart në Horiv,atje ku Moisiu dëgjoi zërin e Perëndisë dhe pa ferrën me zjarr por që nuk digjej.

Atje Profeti Ilia u fsheh në një shpellë dhe Perëndia i mësoi një mësim të rëndësishëm.I tha:”Hip lart në majë të malit dhe do të shohësh Perëndinë.Do kaloj erë e fortë,do bjerë tërmet,do shohësh zjarr dhe do kaloj një fllad i freskët i lehtë.Perëndia Nuk do jetë as në erën e fortë,as në tërmet dhe as në zjarr,por në flladin e lehtë”.

 

Α.Marini

 

 
Cudi e Profetit të madh Ilia