/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Mrekulli e Shën Lukait, mjekut!

Mrekulli e Shën Lukait, mjekut!

Mrekulli e Shën Lukait, mjekut!

 

Mrekulli tronditëse që të ndryshojnë përgjithmonë jetën dhe besimin!
Zoti Jorgo A. nga qyteti i Selanikut,u sëmur me tumor në kokë.Tumori përhapej dhe i jepte dhimbje koke të forta dhe depresion.Gjëndja e tij bëhej ç’do ditë dhe më e rëndë.Tezja e tij,motër (murgeshë)Theodhora i kërkoi të shkonin familjarisht në manastirin e së Tërëshenjtës në Dovra të Verias.Atje ndodheshin lipsanet e Shën Lukait,mjekut.Të luteshin dhe të kërkonin shërimin e Jorgos nga Shenjtori.
Në manastir i priti dhespoti dhe igumeni,me të cilët njiheshin prej vitesh.Të gjithë së bashku psalën paraklisin e Shën Lukait dhe pasi puthi lipsanet e Shenjtë ,dhespoti e lyeu me vajin e kandilit të Shenjtorit.I kërkuan të gjithë me dhimbje dhe besim që t’i ndihmonte dhe u larguan me shpresën e shërimit të tij.
Besimi dhe shpresa në duart e Perëndisë,bëri që të ndërhyjë dhe të veproj Shpirti i Shenjtë duke i falur shërim të sëmurit dhe prehje familjes së tij.
Kur u kthyen në Selanik për të vazhduar kontrrollet,mjekët vërtetuan se tumori ishte zhdukur.Shenjtori dhuroi për një herë akoma shërimin dhe ktheu buzëqeshjen në buzët e një njeriu të munduar.Pikërisht ashtu siç vepronte kur jetonte.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Mrekulli e Shën Lukait, mjekut!