/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Ngjizja e Shën Anës,nënës së Hyjlindëses

Ngjizja e Shën Anës,nënës së Hyjlindëses

Ngjizja e Shën Anës,nënës së Hyjlindëses

 

Sipas programit të Perëndisë i Cili dëshironte të përgatisë një banesë të shenjtë për të qëndruar bashkë me njerëzit
nuk iu lejua Joakimit dhe Anës të bëjnë pasardhës.Të dy kishin arritur në moshë të madhe dhe kishin ngelur shterpë,
duke simbolizuar kështu natyrën njerëzore të “deformuar dhe të tharë” nga barra e mëkatit dhe e vdekjes.
Por megjithatë nuk rreshtën së luturi që Perëndia ti çliroj nga kjo barrë.
Kur koha u përmbush,Perëndia dërgoi Kryeëngjëllin Gabriel tek Ioakimi për ti lajmëruar që së shpejti
 do plotësohen tek ata profecitë e vjetra dhe  Ana do të lindte një fëmijë,i cili është destinuar për tu bërë “Arka e Dhjatës së Re”, “Shkalla Hyjnore”, “Tempulli i gjallë” në të cilin do të banonte Fjala e Perëndisë.
Ditën e ngjizjes së Shën Anës përfundon shterpësia e natyrës njerëzore,e cila u nda nga Perëndia me anë të vdekjes.
Shën Ana ngeli shtatëzanë dhe lindi nënën e Zotit tonë Jesu Krisht,Virgjëreshën e nderuar Mari.
Nëpërmjet kësaj shtatëzanie të mbinatyrshme të Shën Anës e cila ishte shterpë dhe në moshë të kaluar,Perëndia paralajmëroi dhe vërtetoi çudinë e ngjizjes pa farë të Zotit tonë Jesu Krisht nga e Tërëshenjta Virgjëresha Mari.
Kisha jonë kremton ngjizjen e Shën Anës në 9 Dhjetor.

 

Përkthyer nga M.Vasili

 

Ngjizja e Shën Anës,nënës së Hyjlindëses