/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Shën Arseni

Shën Arseni

Shën Arseni

 

 

Shën Arseni i tregon këtë histori AT Dhaniilit:
Një murg duke ndejtur në dhomën (qelinë ) e tij,dëgjon një zë që i thotë:”Eja të të tregoj punët e njerëzve”. U ngrit dhe doli.E coi diku dhe i tregoi një Etiop që priste dru dhe i bënte stivë te madhe.Përpiqej më pas t’i ngrinte por nuk mundej dhe në vënd që të hiqte dru nga stiva,priste edhe të tjera dhe i ngarkonte mbi stivë.Këtë gjë e bëri shumë orë.

Duke vazhduar pak,i tregoi një tjetër njeri që rrinte mbi një pus duke nxjerrë ujë nga pusi dhe e hidhte në një legen me vrima nga I cili uji derdhej dhe binte përsëri në pus.
Me pas i thotë:” Eja të tregoj dhe dicka tjetër”.Dhe pa një kishë dhe dy burra mbi kuajt e tyre të cilët mbanin një dru për së gjeri,njëri përkrah tjetrit.Ata donin të hynin nga porta por nuk mundeshin sepse drurin e mbanin për së gjeri .Dhe asnjë nga këta nuk u përul të shkonte mbrapa tjetrit në mënyrë që të ishte druri drejt dhe për këtë ngelën jashtë portës.
“Këta janë ata që ngrejnë peshoren e virtytit me krenari “, i thotë “dhe nuk u përulën të korrigjojnë veten e tyre dhe të ecin në rrugën e përulur të Krishtit dhe për këtë ngelen jashtë nga mbretëria e Perëndisë”. 
“Ai që priste dru,është njeri me shumë mëkate  dhe  në vend të pendohet, shton akoma padrejtësi të tjera mbi mëkatet e tij”.
“Dhe së fundi, ai që nxjerr ujë është njeri i cili bën vepra të mira por ndër këto janë përzier edhe të këqija,humbi nga kjo edhe veprat e mira.Cdo njeri duhet të jetë “roje”i veprave të tij,që të mos i shkoj mundi dëm”.

 

Marrë nga libri i Etërve të Shenjtë (Gjerondiko)

 

Shën Arseni