/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Shijova thesar të njëqindfishtë në qiell…

Shijova thesar të njëqindfishtë në qiell…

Shijova  thesar  të  njëqindfishtë  në  qiell…

 

 

Në sinaksarin e 27 Qershorit, është edhe një tregim i Sinesios, Episkop i Qirinës, për një mikun e tij filozof, me emrin Evagrio. Po e tregojmë shkurtimisht këtë histori.

Gjatë kohës kur rronte Patriku i Aleksandrisë, Theofili(411) u bë Episkop i Qirinës Sinesio filozofi, i cili në një turne të tij nëpër rrethe kishte me vete edhe mikun e tij, filozofin Evagrio. Përpiqej me çdo menyrë që ta sjell në besimin kristjan, por Evagrio nuk pranonte. Një ditë Evagrio i thotë Episkopit:

-Me të vërtetë po të them, zoti Episkop, se nuk më pëlqen dhe nuk jam aspak dakord, kur thoni ju kristjanët se do vijë fundi i botës, se të gjithë njerëzit do ringjallen me të njejtin trup, i cili do bëhet i pavdekshëm dhe i pakonsumueshëm dhe se atëhere do marin shpërblimin sipas veprave të tyre. Gjithashtu nuk më pëlqen kur thoni se i varfëri i jep borxh Perëndisë, dhe ai që shpërndan paret e tij në të varfërit, pasurohet në qiell dhe në ngjalljen e përbashkët do t’i marë ato njëqindfish me jetë të përjetëshme. Të gjitha këto më duken përalla, trillime dhe mashtrime.

Sinesio i lumur e bindi se të gjitha këto janë të vërteta dhe pas pak kohe e bindi dhe u pagëzua me gjthë pjesëtarët e tjerë të familjes së tij. Pas pagëzimit të tij, Evagrio i dorëzoi Episkopit 300 litra ar që t’ jau shpërndajë të varfëve duke i thënë:

– Meri këto dhe t’ jau shpërndash të varfërve dhe më bëj një dëftesë, se këto pare do të m’i kthejë Iisu Krishti.

Sinesio e pranoi arin, me kënaqësi, i bëri shkresën që i kërkonte Evagrio dhe ja dha. Pas mjaft kohe Evagrio u sëmur dhe duke aritur në fundin e jetës së tij, ua dha letrën bijve të tij dhe i porositi kur të vdes t’ ja venë në duart e tij dhe ta varosin bashkë me letrën, pa i thënë njeriu asgjë për këtë.

Pas tre ditesh nga vdekja e tij, u paraqit Evagrio natën tek Episkopi, dhe i thotë:

– Hape varin tim dhe mere letrën që më ke firmosur, sepse e mora borxhin që të kisha dhenë dhe nuk e kërkoj më nga ty. Dhe ja, që të besosh, e firmosa me dorën time.

Episkopi nuk e dinte që bashkë me të vdekurin u varos edhe shkresa e tij. Ditën tjetër thiri bijt e Evagrios dhe i pyeti nëse kishin venë në varin e babait të tyre ndonjë gjë tjetër përveç rrobave të tij dhe gjërave të domosdoshme. Ata i thanë:

Po, Zot, kur babai ynë ishte gati per vdekje, na dha një letër duke na thënë që kur të vdesë t’ja vemë në duart e tij dhe ta varosim dhe këtë gjë mos t’ja themi njeriu. Atëherë Sinesio u tha vizionin që kish parë atë natë.

Mori bijtë e Evagrios, shumë klerikë dhe kristjanë të tjerë dhe vajtën të hapin varin e Evagrios. Pasi e hapën panë se Evagrio mbante në duart e tij letrën e Episkopit. E hapen dhe për çudi gjetën edhe gjëra të tjera që kish shkruar Evagrio bile edhe me firmën e tij që thoshin: «Unë Evagrio filozofi, të them ty, Episkopit, zotit Sinesio, gëzohu. Mora nga Zoti ynë Iisu Krisht borxhin, i cili është i shkruar në këtë letrën tënde dhe fitova thesarin të njëqindfishtë në qiell dhe në jetë të përjetëshme, ashtu siç më kishe premtuar. Prandaj tani lëvderoj Perëndinë dhe të falënderoj ty se më udhëhoqe në dritë».

Atëherë, ata që ishin prezent rreth varit, dëgjuan këto fjalë dhe panë shkronjat e letrës që ishin shkruar rishtazi, ngelën në ekstazë dhe për mjaft kohë psallnin « Zot mëshirona».

 

Shijova thesar të njëqindfishtë në qiell…