/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Vizita e Shën Efimisë te Shën Paisio

Vizita e Shën Efimisë te Shën Paisio

Vizita e Shën Efimisë te Shën Paisio

 

 

Shën Paisio i tregon këto një djali të tij shpirtëror :

“Sa isha kthyer nga “bota” (kishte qënë jashtë manastirit ),ku kisha shkuar për një cështje të Kishës .Ditën e martë,rreth orës 10 paradite isha në qeli (dhomat e manastirit) duke bërë lutjen.Dëgjoj trokitje në derë dhe një zë gruaje që thotë ” Me uratat e etërve tanë ….” .Mendova:”si u gjend kjo grua në Malin e Shenjtë ?”Por brënda vetes ndjeva një ëmbëlsi hyjnore dhe pyeta:

-Kush është?

-Efimia ! (përgjigjet ).

Mendohesha,cila Efimi?! Ndoshta ndonjë grua bëri këtë cmenduri dhe hyri në Malin e Shenjtë? Si të bëj tani? 

Troket përsëri. Pyes :kush është? 

-Efimia,më përgjigjet përsëri.Mendohesha dhe nuk e hapja derën.Herën e tretë që trokiti,dera u hap vetë megjithëse ishte e mbyllur nga brënda.Dëgjova hapa në korridor.Dola nga qelija dhe pashë një grua me shami.E shoqëronte dikush që ngjante me ungjillor Lukain ,i cili u zhduk.Megjithëse isha i sigurt që nuk ishte ngasje sepse ndriconte e tëra,  e pyeta cila është.

-Dëshmore  Efimia, (mu përgjigj).

-Nëse je dëshmore Efimia,eja t’i falemi Trinisë Shenjtë.Si do bëj unë bëj edhe ti.

Hyra në Kishë dhe bëra metani duke thënë:”Në emër të Atit “.E përsëriti duke vënë metani.”Dhe të Birit” tha me zë të hollë.

-Më fort që të dëgjoj i thashë dhe  përsëriti me zë më të lartë.Kur ishte akoma në korridor bënte metani  jo drejtim të Kishës por në drejtim të qelisë.Në fillim u cudita por pastaj u kujtova se mbi derën e qelisë kisha ngjitur një ikonë të vogël të Trinisë Shenjtë.

Përfunduam metaninë duke thënë “dhe të Shpirtit të Shenjtë”.

Pastaj i thashë:”tani unë do bëj metani (do përkulem) përpara teje”.Rashë në gjunjë dhe i putha këmbët.

Më pas u ulëm, Shenjtorja në një stol dhe unë mbi një baule të vogël. Diskutuam dhe  më zgjidhi një problem  që më mundonte i cili kishte  lidhje me një cështje kishtare.

-Më pas më tregoi jetën e saj.Njihja Shenjtoren e Kishës tonë Efiminë por nuk dija asgjë për jetën e saj.Kur më tregoi martirizimin e saj,jo thjesht e dëgjoja por ishte sikur e shihja,e jetoja.

Psherëtiva !

Si i durove këto tortura? e pyeta.

-Nëse dija se c’farë lavdie kanë Shenjtorët,do bëja të pamundurën që të jetoja tortura më të mëdha.

Pas kësaj ngjarjeje ,për tre ditë nuk mundja të bëja asgjë.Lavdëroja vazhdimisht Perëndinë.As të haja nuk doja vetëm lavdëroja Perëndinë.

Duke treguar këtë ngjarje Shën Paisio shton me përulësi:”mu shfaq Shën Efimia jo se jam i denjë por se atë periudhë më mundonte një cështje lidhur me Kishën dhe tema të tjera.

“Gjatë gjithë jetës sime nuk do mund t’ia shpërblej këtë të mirë e cila megjithëse ishte “e huaj” për mua dhe nuk më kishte asnjë detyrim,më bëri këtë nder të madh”. 

 

Përkthyer nga A. Marini

Vizita e Shën  Efimisë te Shën Paisio