/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Dashuria për të afërmin!

Dashuria për të afërmin!

Dashuria për të afërmin!

 

Njeriu ndihet i pasur kur fal:
Te armiqtë e tij: Falje!
Te miqtë e tij :Zemrën!
Te fëmijët :Shembullin!
Te ata që e kundërshtojnë: Tolerancë!
Te ati i tij: Bindje!
Te nëna: Butësi!
Tek vetja: Respekt!
Tek komshinjtë:Mënyra të hijshme!
Te ata që ankohen:Mirëkuptim!
TE TË GJITHË DASHURI!
Gjithmon këtë mënyrë të kesh gjatë jetës tënde. Të jesh gojëëmbël dhe t’i nderosh të gjithë.Mos mërzit dhe mos inatos asnjë dhe mos ki zili askënd për besimin që ka ose për të këqijat që bën.Mos akuzon dhe mos kontrollo asnjë për dobësitë e tij sepse kemi gjykues në qiell.Por nëse dëshiron ta ndihmosh të kthehet tek e vërteta,të ndjesh keqardhje dhe me lot dhe dashuri,thuaji një ose dy fjalë,pa ndezur zemërimin e tij,që të mos gjej në zemrën tënde asnjë shenjë armiqësie.Sepse dashuria e Perëndisë nuk e njeh inatin,dhe as zemërimin!

Dashuria e Perëndisë nuk shterron kurrë!
Dashuria që vjen nga gjërat e kësaj bote,ngjan me dritën e kandilit ,por dashuria që vjen nga Perëndia është si burimi që nuk shterron kurrë.
Dashuria është fryt i lutjes!
Dashuria e Perëndisë buron nga bashkëbisedimi me Të.

 

Shën Isaak Siriani
Përkthyer nga M. Vasili

 

Dashuria për të afërmin!

</