/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fjalë të urta

Fjalë të urta

Fjalë të urta

 

Kur lutesh mos përmend përpara Perëndisë mëkatet e të tjerëve që edhe Ai të mos të të përmend mëkatet e tua.

Shën Joan Gojarti

Ai që mban në dorë bastunin e lutjes nuk pengohet.Por edhe nëse do pengohet,nuk do bjerë.

Shën Joani i Shkallës

 Nëse je teolog të lutesh me të vërtetë.

Nëse lutesh me të vërtetë atëherë je teolog!

Shën Nili  Asketi.

 Gjatë lutjes përpiqu të bashkosh vullnetin  tënd me vulletin e Perëndisë dhe jo të përpiqesh të tërheqësh vullnetin e Perëndisë te vullneti yt.

Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë

 Kush e do Zotin,e mendon gjithmon Atë.Kujtimi i Perëndisë lind lutjen.Nëse nuk e kujton Zotin atëherë nuk lutesh.Pa lutje  shpirti yt nuk do të ngelet tek dashuria e Perëndisë  sepse Hiri i Shpirtit të Shenjtë vjen me lutje.

Shën Siluanoi Athioniti

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Fjalë të urta